LAJMI I FUNDIT:

Vrasjet e tri ditëve të fundit, Krasniqi: Nuk mund të heshtim – shteti duhet të zgjohet

Vrasjet e tri ditëve të fundit, Krasniqi: Nuk mund të heshtim – shteti duhet të zgjohet

Katër persona humbën jetën brenda tri ditëve në Kosovë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Në mesin e viktimave ishte një 19 vjeçar. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se pasiguria ka kapluar vendin tonë.


“Brenda vetëm tre ditësh, katër jetë u shuan nga armët e zjarrit në Kosovë. Një grua, një i ri dhe dy burra – secili me një histori, me ëndrra, me familje që tani janë zhytur në dhembje të pamatshme. Këto nuk janë thjesht statistika. Këto janë jetë të vjedhura, familje të shkatërruara dhe një shoqëri që vazhdon të dëshmojë tragjedi pa asnjë veprim shtetëror të vendosur. Sa jetë të tjera duhet të humbasim që të pranojmë se kjo është një emergjencë kombëtare? Sa familje të tjera duhet të shkatërrohen që të kuptojmë se qasja e lehtë në armë dhe dështimi i shtetit për të vepruar me vendosmëri janë një kombinim vdekjeprurës?”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e paligjshme mund t’i marrë jetën.

“Pasiguria ka kapluar vendin tonë. Një ndjenjë frike dhe pasigurie ka zënë rrënjë në shoqëri, duke e bërë jetën e qytetarëve të rënduar nga ankthi dhe droja për të nesërmen. Askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e jashtëligjshme mund t’i marrë jetën në çdo moment, në rrugë, në shtëpi apo në vendin e punës. Nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje – nuk guxojmë. Nuk mund të heshtim. Shteti duhet të zgjohet”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se institucionet duhet të veprojnë me urgjencë dhe të ketë kontroll më i rreptë i armëve, forcim i rendit dhe drejtësi e pakompromis – këto nuk janë thjesht politika, por çështje jete dhe vdekjeje.

“Partia Demokratike e Kosovës, në legjislaturën e re, pas konsolidimit të institucioneve dhe qeverisë së re, do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal dhe legjislacionit përkatës për të ashpërsuar dënimet për armëmbajtjen pa leje. Kushdo që posedon apo përdor armë ilegalisht, duhet të përballet me burg, pa përjashtim. Kosova nuk mund të jetë një vend ku jeta njerëzore humb vlerën. Është koha të kthjellemi. Është koha të zgjedhim jetën. Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Siguri
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Drejtësi
Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Zjarri përfshinë lokalin në Prishtinë, lëndohet një person

Kronika e Zezë
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Kalo në kategori