LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Shkodër, ish-zyrtari i policisë: As hasmi nuk të vret në shtëpi

Vrasja në Shkodër, ish-zyrtari i policisë: As hasmi nuk të vret në shtëpi

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka analizuar vrasjen e bërë këtë të martë në qytetin e Shkodrës, ku u ekzekutua në ambientet e banesës së tij, shtetasi Petrit Vuksani.

Prençi tha se një ngjarje e tillë nuk mund të ketë të bëjë me histori gjakmarrjeje pasi në Shkodër e njohin mirë zakonin dhe nuk vrasin brenda ambienteve të shtëpisë.

Prençi tha se vrasja mund të ketë të bëjë me arsye që lidhen me aktivitetin personal të viktimës në Angli, vend nga i cili ai ishte kthyer në fillim të muajit prill.


Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Shkodër, del fotoja e viktimës
Lexo po ashtu Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Shkodër, del fotoja e viktimës

“Viktima është emigrant në Angli është kthyer në fillim të muajit prill me sa më thonë ish-kolegët. Mënyra e ekzekutimit dhe motivet e ngjarjes kriminale sipas asaj që njoh unë traditën dhe zakonet në Shkodër, se kam punuar për 9-vite, nuk mund të jetë për gjakmarrje, pasi hasmi nuk vjen e të vret në shtëpi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më të vra hasmi në shtëpi, pasi normat zakonore rëndojnë shumë pozitën kur ti i shkon te shtëpia, edhe pse ai mund të ishte vetëm”, tha ai.

“Mund të ndodh të jetë me familjen në banesë dhe nuk e lejon zakoni. Zakoni dominon në zonën e Shkodrës. Motivet e ngjarjes do të dalin nga hetimet dhe besoj mund të jetë ndoshta ndonjë çështje hesapesh në emigracion pasi personi rezulton pa asnjë precedent penal në Shqipëri nga sa më informojnë. Edhe mënyra e ekzekutimit më bën të kuptojë se kemi të bëjmë me aktivitetin personal të personit dhe jo për gjakmarrje për momentin”, tha Prençi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori