LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e vëllait të deputetit Ndoka, pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

Vrasja e vëllait të deputetit Ndoka, pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes ku të shtunën në orët e para të mëngjesit në një  lagje të Lezhës u gjet i vrarë në makinën e tij Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Aleksandër Ndoka që u vra me armë zjarri në Lezhë nuk ka pasur precedent penal, por konfliktet në familjen e tij i ka pasur djali, Samuel Ndoka, i cili u përfshi në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës.

Samuel Ndoka 19 vjeç (djali i Aleksandër Ndokës që u vra sot) akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë  nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku. Samuel Ndoka dhe Danjan Ndoka u arrestuan në datë 28 tetor, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij.


Vritet vëllai i deputetit Arben Ndoka
Lexo po ashtu Vritet vëllai i deputetit Arben Ndoka

Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë. Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori