LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Lulzim Vishës, pritet ekspertiza balistike, Eduart Lami në burg për armëmbajtje pa leje

Vrasja e Lulzim Vishës, pritet ekspertiza balistike, Eduart Lami në burg për armëmbajtje pa leje

Policia e Tiranës është në pritje të përgjigjes nga Policia Shkencore për të faktuar nëse gëzhojat e gjetura në vendin ku u vra Lulzim Visha, përkojnë me armën e gjetur në makinën që autorët dogjën, apo me atë që hetuesit sekuestruan në banesën e Eduart Lamit.

Të gjitha këto prova u dorëzuan në laborator, i cili do të përcaktojë se me cilën armë është bërë qitja, shkruan A2 CNN. Nëse ekspertiza përcakton me prova ligjore se arma automatike me silenciator që u gjet në banesën e Lamit është përdorur në krim, ndaj tij rëndohen pozitat dhe akuzat që do të bien mbi të.

Vrasja e Lulzim Vishës, gjendet edhe një armë me silenciator në banesat e personave të dyshuar
Lexo po ashtu Vrasja e Lulzim Vishës, gjendet edhe një armë me silenciator në banesat e personave të dyshuar

Zyrtarisht 37-vjeçari u arrestua vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje, e ndërsa në kërkim u shpall kushëriri i tij, Ervis Lami 31 vjeç. Por agjentët janë duke i hetuar edhe si autorë të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Visha, për shkak se kishin marrë informacion se ata kanë pasur fonflikte për tokat.


Pas arrestimit, Eduart Lami mohoi në polici të ishte pasur konflikte me viktimën. Këtë të hënë ai doli para gjykatës së Tiranës dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë arrest në burg vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Lulzim Visha, që punonte në një postë private, u gjet i vrarë brenda makinës së punës në zonën e Zall Mnerit, në Kamëz, mëngjesin e datës 24 janar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Kalo në kategori