LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Fatbardh Licit, ish-e dashura e Safet Bajrit kërkon lirinë në Apel

Vrasja e Fatbardh Licit, ish-e dashura e Safet Bajrit kërkon lirinë në Apel

Ish-e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj saj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Mbrojtësi i saj ligjor kundërshton masën shtrënguese, duke argumentuar se provat e paraqitura nga SPAK nuk qëndrojnë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.


Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit
Lexo po ashtu Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Eria Ago u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2018.

Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici, ajo ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

Sipas informacioneve, Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje në kohën kur ka ndodhur ngjarja, por është lënë e lirë.

Pritet që në shkallën e dytë të gjyqësorit të hidhet shorti elektronik për të përcaktuar gjyqtarin që do të shqyrtojë ankimin dhe më pas ky i fundit do të caktojë datën e seancës.

Për të njëjtën ngjarje, kanë ankimuar në Apel edhe tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori