Në prag të dy vjetorit të vrasjes së Elvis Pistës zyrtarit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk është zbuluar vrasësi.
Mirëpo pritet që brenda një jave të dilet me informata të reja rreth këtij rasti, shkruan Gazeta Fjala.
Ndonëse për më shumë se gjashtë muaj, lënda për vrasjen e Elvis Pistës ka qenë e mbyllur në sirtarët e zyrës së kryeprokurores Shpresa Bakija, e cila ka qenë e suspenduar nga puna për shkak të aktakuzës për shpërdorim të pozitës zyrtare, tash ajo është në duart e një prokurori të ri.
Para dy javëve një komision i krijuar me rekomandimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, këtë lëndë e ndau për prokurorin Ali Uka.
Prokurori pret raportin e policisë
I kontaktuar nga Gazeta Fjala Ali Uka tha se me të marrë këtë lëndë ai ka bërë kërkesë në drejtorinë e përgjithshme të policisë në Prishtinë për të marrë një raport të plotë të punës rreth këtij rasti.
Ai thotë se në koordinim edhe me prokurorinë e shtetit të do të vendosin se si do të veprojnë në hapat e mëtutjeshëm.
“Policia brenda javës do të përgatitë raportin nga rezultatet e përgjimeve në një përmbledhje të rastit, pas këtij raporti unë duhet ta përpunoj atë brenda 2-3 ditësh dhe do të dal dhe do të tregoj se si do të veproj me rastin”, tha Uka.
Prokurori Uka deklaroi se nuk mund të jap më shumë detaje për shkak të mos pengimit të hetimeve.
“Ne i kemi disa kërkesat tjera, të cilat duhet t`i trajtojmë me prokurorinë e shtetit dhe drejtorinë e përgjithshme të policisë këto për hir të hetimeve nuk mund t`i tregoj”, tha ai.
Edhe Beatrisa Pista-Demiri motra e Elvis Pistës, në një intervistë dhënë së fundi për media ka thënë se vrasja e tij është shumë afër zbardhjes.
“Të gjithë e dinë shumë mirë se vrasja në njëfarë formë ka qenë hollivudiane edhe e përgatitur shumë mirë. Aq e përgatitur në mënyrë profesionale sa që po del të jetë një kafshatë e madhe për hetuesit vendorë. Mund të them lirisht se janë duke punuar shumë edhe pritet që së shpejti të zbardhet rasti”, tha Pista-Demiri.
Pista-Demiri gjithashtu ka deklaruar se vazhdon ta demantoj informacionin se mund të dal diçka e re nga telefonat të cilët me kërkesën e ish prokurores së këtij rasti Shpresa Bakja ishin dërguar për ekzaminim në Holandë.
“Unë qëndroj prapa asaj që kam thënë se nga telefonat nuk do të ketë asgjë të re por duhet të bëhet punë më shumë“, tha Pista-Demiri.
Nga ana tjetër prokurori Ali Uka tha se do e intervistoj motrën e Pistës lidhur me deklaratat për rastin por se fillimisht thotë se do e pres raportin e përgjithshëm të policisë.
Elvis Pista u vra me 15 qershor
Elvis Pista ishte vra në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec. Ai ka qenë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së. Pista ka qenë edhe zyrtar i lartë i Post Telekomit të Kosovës.
Pas vdekjes së tij, dyshime për rrethanat e vrasjes u hodhën rreth aktiviteteve që zhvillonte Pista.
Familja kishin deklaruar se Pista sa ishte gjallë kryente funksione të shumta dhe kishte raporte të ndryshme me njerëz të profileve të larta.
“Me plot përgjegjësi e them që nuk janë intervistuar njerëzit e profileve të larta”, pati thënë motra e tij Beatrisa Pista-Demiri.
Nga ana tjetër Blerim Buriani ekspert i sigurisë tha për Gazetën Fjala se ka shumë enigma për disa raste që asnjëherë nuk dihet se çka ka ndodhur.
Sipas tij zvarritja e zbardhjes së rasteve tash e një kohe të gjatë u bë praktikë e cila nuk dihet se a është rastësi.
“Pra duhet të vërtetohet edhe kjo zhagitje. Së paku organet e rendit të sqarojnë më shumë dhe të jenë më transparent para publikut”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë