LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e blogerit rus, një grup pretendon: Ne e vramë

Vrasja e blogerit rus, një grup pretendon: Ne e vramë

Gjykata e Qarkut në Moskë miratoi kërkesën e prokurorisë për ndalimin e Daria Trepova, e cila u arrestua pas shpërthimit që vrau të dielën blogerin e luftës, Vladlen Tatarsky.

Trepova akuzohet për terrorizëm dhe tregti të paligjshme të eksplozivëve. Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri më 2 qershor 2023, kurse seanca nw rastin e saj ishte e mbyllur për mediat.


Sipas prokurorisë, Trepova ia dorëzoi Tatarskyt statujën e mbushur me eksploziv në një kafene në Shën Petersburg të dielën pasdite.

Pasi i dorëzoi dhuratën blogerit, statuja shpërtheu në duart e tij, duke vrarë vetë Tatarskyn dhe duke plagosur 40 të ftuar.

Videoja që pretendohet se shfaq momentin, kur statuja e mbushur me eksploziv shpërthen në duart e blogerit rus
Lexo po ashtu Videoja që pretendohet se shfaq momentin, kur statuja e mbushur me eksploziv shpërthen në duart e blogerit rus

Komiteti hetimor e cilësoi atë që ndodhi si një sulm terrorist, duke pretenduar se ishte planifikuar dhe organizuar në Ukrainë.

Meduza raporton se një organizatë që e quan veten Ushtria Republikane Kombëtare (NRA) ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Tatarskyt.

Më herët, mori përgjegjësinë edhe për vrasjen e Daria Dugina, vajzës së ideologut pro-Putin, Aleksandar Dugin.

“Ne organizuam dhe zhvilluam një aksion më 2 prill 2023, kundër grupit të aktivistëve Z dhe personalisht kundër luftëtarit të njohur dhe propaganduesit të luftës, kriminelit të luftës Maxim Fomin, i njohur si Vladlen Tatarsky”, thuhet në mesazhin e publikuar nga NRA.

Pamje të reja nga vrasja e blogerit rus, autorja e sulmit dhe të mbijetuarit dalin nga lokali – biondja shihet duke u larguar me telefon në dorë
Lexo po ashtu Pamje të reja nga vrasja e blogerit rus, autorja e sulmit dhe të mbijetuarit dalin nga lokali – biondja shihet duke u larguar me telefon në dorë

“Këtë akt e kemi përgatitur dhe e kemi kryer në mënyrë të pavarur dhe nuk kemi asnjë lidhje dhe as kemi marrë ndihmë nga struktura të huaja, e lëre më shërbime speciale”, thanë ata.

NRA gjithashtu deklaroi se veprimi i tyre nuk ishte i drejtuar kundër “civilëve paqësorë” dhe se të gjitha viktimat e sulmit ishin mbështetës të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Organizata u bëri thirrje aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut për të ndihmuar Daria Trepovan, të cilën autoritetet dyshojnë se ka kryer sulmin. Ata gjithashtu u bënë thirrje rusëve që t’i rezistojnë regjimit në Kremlin në të gjitha nivelet, “deri në shkatërrimin e tij të plotë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori