LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës

Vrasja e Altin Dedjas në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në daljen për mediat nga selia blu ka folur edhe për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ndroq, ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.

Berisha pretendon se Dedja ka qenë i punësuar si menaxher i kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, në Janar të vitit 2020, kohë kur u rrëmbye dhe u zhduk Jani Prenga, pas konflikteve të të vëllait në Britaninë e Madhe për zhdukjen e një sasie prej 260 kg kokainë.

Berisha shprehet se “dje pasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha”.


“Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit ekzekutimi i Dedjas nga kunati i Altin Hajrit, i cili sipas përgjimeve të Sky EÇ rezulton se është liruar nga burgu me ndërhyrjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ka ndodhur për të mbyllur aferën kriminale.

“E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet”, tha më tej Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori