“Më vjen keq për gjithçka çka ka ndodhë, ka ndodhë pa vullnetin tim, ka ndodhë gjithçka pahiri” ishin fjalët e të akuzuarit, Shaban Gogajti gjatë dhënies së fjalëve hyrëse lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt. Veprim i Gogajt i cili nga prokuroria po cilësohet si “Vrasje e rëndë”.
Sipas prokurorisë vrasja ka ndodhur më vitin 2018, veprim për të cilin Gogaj sot nuk pranoi të deklarohet lidhur me këtë cilësim.
Lidhur me mos deklarimin e Gogajt, mbrojtësi i tij, Besnik Berisha tha se i njëjti do deklarohej edhe sot fajtor, po se do të akuzohej për vrasje nga pakujdesia, por jo edhe për vrasje të rëndë.
“Shaban Gogaj është deklaruar para juve fajtor për veprën penale, vrasje nga pakujdesia, njësoj do të ishte edhe sot sikur të vepronte ligjshëm prokuroria”- u deklarua Berisha në fjalën hyrëse.
Se kishte ndodhur rasti nga pakujdesia u përkujdes që këtë ta theksoj edhe mbrojtësi i Gogajt, Besnik Berisha.
“Sidoqoftë me provat e administruara në shqyrtimin paraprak dhe në provat e administruara edhe pas hapjes së rigjykimit ose shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ngjarja tragjike ndodhi nga pakujdesia, se nuk kishte motiv e dashje, se nuk kishte konflikt asnjëherë e aq më pak atë ditë dhe se dita kur pritej të ishte një nga ditët më të lumtura për Shabanin e për të cilën qerasi edhe shokët e tij”- tha avokati.
Berisha qëndroi në atë se “Gogaj deri në momentin kur e ka shkrepur armën kishte përshtypje se po mbante armën me gaz, e që vrasja kishte qenë një aksident pasi mundësitë për ngatërrim të armëve ishin tejet të mëdha.”
“Edhe provat materiale sot e 100 vjet japin vetem një rezultat vrasja ishte aksident, ngatërrimi i revoleve ishte i mundshëm dhe kështu ka ndodhur, sikur se deri në momentin e shkrepjes Shaban Gojgaj kishte përshtypjen se në dorën e tij mbante armë me gaz”- shtoi tuje ai.
Shaban Gogaj, i cili akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorisë, nuk ka pranuar të deklarohet për akuzën “vrasje e rëndë”. Këtë e ka bërë në sesionin e para ditës pas këshillimit me avokatin e tij, Besnik Berisha. Kurse për veprën tjetër penale “armëmbajtje pa leje”, i njëjti pranoi fajësinë.
Ndryshe prej të pandehurit, pas leximit të aktakuzës, mbrojtësi i Shaban Gogajt, Besnik Berisha, kishte thënë se diapozitivi një i aktakuzës (vrasje e rëndë) është i kundërligjshëm pasi që prokuroria nuk ka të drejtë të keqësoj pozitën e të pandehurit.
Pos Gogajt, pranim të fajësisë për armëmbajtje kishte edhe nga i akuzuari Isuf Cacaj, i cili përfaqësohet nga mbrojtësi Veton Berisha.
Gjykata e pranoi pranimin e fajësisë nga Cacaj dhe Gogaj lidhur me veprën armëmbajtje pa leje.
Prezent në sallë nuk ishte askush nga familjarët e të ndjerit Agonis Tetaj. të cilët nga gjykata, në përbërje prej Violeta Husaj- Rugova në cilësinë e kryetares së trupit gjykues, Shaqë Curri dhe Sami Sharragjiu, do të ftohen të dëshmojnë me datën 8 nëntor të këtij viti, pasi që prokuroria dhe mbrojta nuk ranë dakort që të konsiderohen deklaratat e dëshmitarëve si të lexuara.
Seanca e sotme shënoi herën e katërt, të numrit të seancave që ishin caktuar për të filluar rigjykimi pas kthimit të rastit në pikën zero nga Gjykata e Apelit.
Në këtë rast, të akuzuarit janë Shaban Gogaj dhe Isuf Cacaj. Mbrojtës i Shaban Gogajt është avokati Besnik Berisha, ndërsa i Isuf Cacajt është avokati Veton Berisha.
Kryetare e trupit gjykues është Violeta Husaj – Rugova dhe anëtarët Shaqe Curri dhe Sami Sharragjiu.
Çka thotë atktakuza?
Sipas aktakuzës se prokurorisë, në vitin 2018, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj mori një telefonatë nga një person tjetër, e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet se është acaruar.
Tutje, aktakuza sqaron se i ndjeri Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të stoqeve përballë tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të u larguan edhe dy dëshmitarët e rastit A. H. dhe F. Z.
Sipas dosjes së prokurorisë, me të përfunduar bisedën, Shaban Gogaj, nga karrigia e anës së majtë të banakut kaloi në karrigen tjetër e cila gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxori revolen e tij të tipit “Beretta”, e vendosi karikatorin dhe e mori në shenjë të ndjerin Agonis Tetaj në kokë, duke e vrarë.
Viktima ishte punëtor në lokalin e të akuzuarit./Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Tërmet në Shqipëri

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Deklarimi i pasurisë nga politikanët: Kush u pasurua e kush jo?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut