Një vrasje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një grua 48 vjeçare u vra nga i bashkëshorti i saj me armë zjarri.
Pas vrasjes së 48 vjeçares, në media qarkulluan deklarata të ndryshme të familjarëve të dorasit, ku u tha se çifti kishin pasur probleme edhe më herët, dhe se dorasi kishte tentuar ta vrasë edhe më herët viktimën, transmeton Telegrafi.
Madje, u raportua se Policia kishte lënë të lirë dorasin pavarësisht dhunës që ai kishte ushtruar mbi gruan e tij.
Pas gjithë kësaj, Policia ka reaguar përmes një komunikate. Sipas Policisë, më datën 1 janar kishin pranuar informatë se çifti kanë pasur mosmarrëveshje dhe se menjëherë kanë trajtuar rastin.
Policia bën të ditur se i kishin ofruar viktimës që të shkojë në strehimore, por që djali i viktimës kishte insistuar që nëna e tij të qëndrojë në shtëpi, dhe se nuk do t’i lejojë prindërit të kenë probleme.
Vrasja e gruas ka ndodhur më datën 5 janar.
Për më shumë, komunikata e plotë e Policisë lidhur me vrasjen e gruas në Llaushë:
Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik adreson këtë njoftim zyrtar i cili ndërlidhet me rastin e “Dhunës në Familje” të raportuar me datën 01.01.2022 dhe rastin “Vrasje e Rendë” të raportuar me datë 05.01.2022, i ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Policia e Kosovës, përmes linjës emergjente në Mitrovicë Jugu me datën 01.01.2022 kishte pranuar informacion se në një familje në fshatin Llaushë, kishte ndodhur një mosmarrëveshje familjare dhe bazuar në informatën e pranuar menjëherë ka angazhuar zyrtarët policorë të Skenderajt, të cilët i janë përgjigjur rastit.
Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore ku nga kontakti i parë me viktimën, dëshmitarin dhe të dyshuarin kishin vërejtur dyshime se në familjen e tyre kishte ndodhur një mosmarrëveshje.
Edhe përkundër deklarimeve të ankueses se nuk ishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nuk ishte vërejtur ndonjë shenjë dhune tek e njëjta, njësitë policore kanë shoqëruar të gjitha palët në stacionin policor Skenderaj.
Me të arritur palët në stacion policor, me rastin ka filluar të merret hetuesi primar i dhunës në familje në kuadër të stacionit e cila:
• Kishte ftuar menjëherë përfaqësuesit e Qendrës për Pune Sociale (QPS) që të paraqiten në stacion, ku prezent gjatë intervistimit ka qenë përfaqësuesi i QPS-së;
• Po ashtu menjëherë është kontaktuar edhe Mbrojtësi i Viktimave, e cila kishte kërkuar që lënda të dërgohet në formë elektronike tek e njëjta, pasi e njëjta ka sqaruar se mbrojtësit e viktimave nuk paraqiten në të gjitha rastet në intervista, përjashtuar në disa raste të caktuara, por lëndën hetuesit ua përcjellin në formë elektronike, përveç nëse prokurori udhëzon ndryshe;
• Po ashtu hetuesja e dhunës ne familje kishte inkurajuar ankuesen/viktimën që të shkojnë për kontrolle mjekësore por e njëjta nuk kishte pranuar pasi që nuk kishte pasur lëndime apo dhunë fizike;
• Ankueses/viktimës iu kishte prezantuar nga hetuesja e rastit mundësia për të ju siguruar urdhrin mbrojtës dhe për tu strehuar në strehimore, ku kërkesa për këtë kishte mbetur ti dërgohet mbrojtësit të viktimës, por me insistimin e djalit të saj (moshës madhore), i cili ka kërkuar nga nëna që të mos largohet nga shtëpia, të mos shkon as tek familjaret e saj (dajët) por as në strehimore, me faktin se nuk ka arsye të largohet nga shtëpia, pasi do të kujdesen që prindërit mos të kenë më probleme mes vete, e njëjta është pajtuar dhe ka vlerësuar të qëndroj në familje e jo të dërgohet në strehimore.
• Sipas procedurave të parapara ligjore është kontaktuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të prokurores kujdestare ishte vendosur që rasti të kualifikohet “Dhunë ne Familje” dhe të procedohet në procedurë të rregullt.
• Përveç deklaratës se viktimës, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar bashkëshorti i viktimës si dhe djali i tyre në cilësi të dëshmitarit;
• Vlen të potencohet se viktima është pajisur me pakon informuese të viktimës.
Policia e Kosovës me zyrtarët kompetent, në rastin në fjalë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave të parapara ligjore dhe rekomandimeve të autoriteteve kompetente.
Ndërsa me datë 05.01.2022 ka ndodhur rasti i cilësuar “Vrasje e Rëndë”, ku Policia e Kosovës po ashtu ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Personi i dyshuar është paraqitur në stacion policor, ndaj të cilit pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa arma zjarrit e llojit pistoletë me tre fishekë dhe dëshmitë tjera janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në interes të vendit dhe qytetarëve të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kostadinovski: Kuvendi i ka kufizuar të drejtat e qytetarëve me ndryshimet e Kodit zgjedhor

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe