LAJMI I FUNDIT:

Vrasësi i 8 personave pyetet: Pse i vrave fëmijët? Shikoni reagimin e tij (Video)

Vrasësi i 8 personave pyetet: Pse i vrave fëmijët? Shikoni reagimin e tij (Video)

Autori i masakrës së Selenicës, Ridvan Zykaj, ka dalë sot përpara gjykatës së Vlorës, mbi të cilin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’.

Teksa shihet në pranga në praninë e dy gardianëve, 24-vjeçari u përball fillimisht me “gjyqin”e gazetarëve.

“Pse e bëre?”, “Po fëmijët pse i vrave?” apo “Je penduar?”, kanë qenë pyetjet e para që gazetarët i kanë bërë Ridvan Zykajt, para se ky i fundit të marrë vendimin nga gjyqtarët.


Megjithatë siç duket dhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, autori i 8 viktimave të fisit Zykaj, shfaqet i ftohtë duke i parë drejt e në sy e duke mos i kthyer asnjë përgjigje.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk është i pranishëm në procesin gjyqësor.

Gjithashtu asnjë avokat nuk ka marrë përsipër ta mbrojë në këtë çështje të riun.

Ngjarja

Të premten e orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë u njoftua për vrasjen e 8 personave që i përkisnin dy familjeve Zykaj. Çdo gjë nisi për pulat. 24-vjeçari Ridvan Zykaj u akuzua nga një prej grave të familjes gjatë një drekë familjare se i kishte vjedhur pulat. Kaq u desh që 24-vjeçari të vriste në pak minuta 8 persona , dy prej tyre fëmijë.

Viktimat e Ridvan Zykajt

1- Demir Zykaj,
2- Ferie Zykaj,
3- Besim Zykaj,
4- Vasilika Zykaj,
6- Ledjon Zykaj,
7- Azem Zykaj dhe
8- Afërdita Zykaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori