Një grua britanike veshi një kostum të ariut polar për të marrë pjesë në një maratonë të ftohtë norvegjeze dhe për të thyer një rekord botëror me kohën prej 4 orësh, 58 minutash dhe 29 sekondash.

Gill Punt, 54 vjeç, një mësuese nga Essex, mori pjesë në Maratonën PolarNight në Tromso, Norvegjia, e cila përfshinte një shteg të errët malor me temperatura rreth 14 gradë Fahrenheit (-10 gradë Celsius).


Punt përfundoi maratonën me kostumin e saj të ariut polar, duke fituar titullin e Rekordeve Botërore Guinness për "maratonën më të shpejtë në akull e veshur si një gjitar (femër)".

Vrapimi i Punt në maratonë mblodhi 25,628 dollarë për organizatën bamirëse "Cancer Research U.K.", duke e çuar totalin që ajo ka mbledhur ndër vite për këtë organizatë në rreth 2.39 milionë dollarë.

Punt tha se e përdor vrapimin e saj për të mbledhur fonde për bamirësi në kujtim të babait, i cili vdiq në moshën 56-vjeçare në vitin 1999.

"E humba babanë në moshë të re nga kanceri i kanaleve biliare dhe kjo ngjarje e tmerrshme filloi aventurat e mia për mbledhje fondesh për CRUK", i tha ajo Guinness World Records. /Telegrafi/