LAJMI I FUNDIT:

Vraniqi: I larguam karriget e lokalit, shfrytëzoi sipërfaqen dyfish nga leja e lëshuar

Vraniqi: I larguam karriget e lokalit, shfrytëzoi sipërfaqen dyfish nga leja e lëshuar

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës, kanë bërë të ditur për Telegrafin se lokalit të cili i janë hequr karriget e ka tejkaluar lejet e lëshuar nga komuna.

Ndërkaq, Erzen Vraniqi zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, ka thënë se ky aksion i Inspekcionit të Komunës është ndërmarr për shkak të tejkalimit të lejes për shfrytëzimin e hapësirës.

“Pala në këtë rast e ka tejkaluar lejen e lëshuar për shfrytëzim të hapësirës. Kanë leje për diku 108 metra katror shfrytëzim, mirëpo ata kanë tarracë të mbuluar në sipërfaqe dyfish nga leja e lëshuar”, ka bërë më dije Vraniqi. /Telegrafi/