Vranët dhe me shi sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta, minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare.
Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































