Vranësira dhe diell - priten edhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat ditën e diele parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































