Një indian dëmtoi gishti e tij tregues  prej dëshpërimit, pasi votoi partinë e gabuar në zgjedhjet kombëtare.

Pawan Kumar tha se u hutua nga simbolet në makinën e votimit elektronik dhe votoi për partinë e kryeministrit Narendra Modi, në vend të rivalit të tij rajonal në shtetin e Uttar Pradesh.


I trazuar, Kumar shkoi në shtëpi dhe e copëtoi gishtin. Edhe pse votat hidhen në mënyrë elektronike në qendrat e votimit, gishti tregues i çdo zgjedhësi bëhet me bojë që nuk hiqet, për tu siguruar që ata të mos votojnë përsëri.

2 77

“Unë shkova në shtëpi dhe copëtova gishtin tim me thikë”, tha Kumar.

Ai pranoi se asnjë presion nuk i ishte bërë për të votuar. E enjtja ishte dita e dytë e zgjedhjeve maratone të Indisë që filloi më 11 prill dhe zgjat deri në 19 maj. /tch/