LAJMI I FUNDIT:

Voton Monika Kryemadhi: Bëj thirrje për votim të qetë

Voton Monika Kryemadhi: Bëj thirrje për votim të qetë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka votuar mëngjesin e sotëm në Kopshtin 31 në Bllok.

Pritet që pas saj të votojë dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

“Ditë të kollajshme dhe mbarësi. Bëj thirrje për votime të qeta. Iu uroj suksese shumë kandidatëve, e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsueshme”, tha Kryemadhi.


Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje. /Ora News/