Më datën 9 shkurt 2025, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në nivel qendror.
E, me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme 2023, janë bërë disa ndryshime të procesit të votimit brenda dhe jashtë vendit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar ndryshimet që janë bërë.
“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme (2023) ka bërë disa ndryshime të procesit të votimit brenda vendit. Kur flasim për votimin brenda vendit, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik (në zgjedhjet e kaluara votuesi ka pasur të drejtë të zgjedhë/votojë deri në 5 kandidatë për deputetë të një subjekti politik)”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Gjithashtu, Elezi ka pohuar se përveç kësaj, Ligji i ri ka ndryshuar edhe aspektin e numërimit të fletëvotimeve.
“Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së që brenda një kohe të shpejtë të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë. Gjatë proceseve zgjedhore, në çdo komunë dhe kryesisht në palestra sportive, KQZ do të themelojë Qendrat Komunale të Numërimit”, bëri të ditur ai.
Votimi nga diaspora dhe ndryshimet
Zëdhënësi i KQZ-së, ka bërë të ditur se përveç votimit brenda vendit, edhe votimi jashtë Kosovës ka pësuar ndryshime të dukshme.
Ai tregoi se procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore.
“Aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe votimi për të gjithë ata që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Gjatë fazës së parë, do të ketë një periudhë kohore kur shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë do të aplikojnë për t’u regjistruar si votues”, shpjegoi ai.
Elezi theksoi së aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të bëhet përmes platformës elektronike, e cila do të jetë e qasshme gjatë periudhës së aplikimit.
“Përmes kësaj platforme, në momentin e regjistrimit votuesit do të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: 1. Fizikisht, në përfaqësi diplomatike apo në hapësira të tyre, të cilat shndërrohen në qendra të votimit, sipas kritereve të KQZ-së; 2. Duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës; dhe 3. Duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës”.
Elezi tutje shpjegoi se “Gjatë fazës së dytë, që do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, varësisht se për cilën nga mënyrat e votimit është përcaktuar votuesi do të zhvillohet edhe periudha se kur votuesi do të votojë”.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në përfaqësi diplomatike do të organizohet votimi vetëm për votuesit që janë regjistruar suksesshëm për këtë mënyrë votimi. Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në Kosovë”, tha Elezi.
Tutje, Elezi pohoi se sipas ligjit, votuesit që zgjedhin të votojnë përmes postës, pakot e tyre me fletëvotime mund t’i dërgojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, apo në adresë të kutisë postare jashtë Kosovës, të cilat hapen nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësisë diplomatike.
“Vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve. Ndërsa, votat e dërguara përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës, të hapur nga përfaqësitë diplomatike, me autorizim të KQZ së, pranohen nga ekipet që dërgon KQZ-ja, vetëm ato që kanë arritur në kutinë postare, më së voni deri në orën e mbylljes së vendvotimeve në përfaqësinë diplomatike”, nënvizoi ai.
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Arton Dehmasaj për Telegrafin komentoi zhvillimet e fundit pas caktimit të datës së zgjedhjeve.
Demhasaj tha se partitë politikë tashmë veçse kanë nisur fushatën zgjedhore.
“Normalisht po thuajse prej fillimit, partitë politike kanë qenë në një farë lloj fushate, për shkak së është përmendur që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, pastaj tashmë veç po dihet që janë caktuar, pra janë shpallur që të mbahen më 9 shkurt. Po vërehet se partitë kanë filluar të angazhohen në fushatë”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket koalicioneve, ai tha se nuk mendon që mund të ketë koalicione mes subjekteve të mëdha politike.
“Sa i përket koalicioneve e kemi një koalicion mes AAK-së dhe Nismës. Në anën tjetër kemi PDK-në që ka caktu kandidatin për kryeministër, LDK veç e ka kryetarin, LVV me shumë gjasë vazhdon me kandidatin e njëjtë. Kështu që nuk besoj që ka me pas ndonjë tentativë të koalicioneve të mëdha parazgjedhore, me shumë gjasë kanë më shku veç e veç”, pohoi ai.
Megjithatë, Demhasaj tha se mund të ketë tentativë të partive të vogla të iu bashkohen partive të mëdha, por jo koalicione të mëdha parazgjedhore.
Sipas Demhasajt, koalicionet mund të ndodhin pas rezultateve të zgjedhjeve, kur edhe mund të bëhen kombinime të ndryshme në mënyrë që të formohet qeveria.
Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.
Ndërkaq, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme, duke qenë një moment i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shtetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit