LAJMI I FUNDIT:

Vota e diasporës, KQZ miraton rregulloren për regjistrimin e votuesve jashtë Shqipërisë

Vota e diasporës, KQZ miraton rregulloren për regjistrimin e votuesve jashtë Shqipërisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë dritën jeshile regjistrimit dhe listës së votuesve të diasporës për parlamentaret e vitit 2025.

Sipas rregullores së miratuar, çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve. Zgjedhësit i jepet mundësia ta shkarkojë pa pagesë dhe të krijojë një llogari personale në këtë platformë.

“Zgjedhësi që jeton jashtë Shqipërisë që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës duhet të regjistrohet në listën e zgjedhjeve jashtë vendit. Zgjedhësi aplikon individualisht për t’u bërë pjesë e listës”, tha KQZ.


Ndërkaq KQZ, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh të kenë mundësi të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të mundshme dhe tri ditë më vonë, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të zgjedhësve nga diaspora.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori