LAJMI I FUNDIT:

Vonesat në përfundimin e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Vonesat në përfundimin e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë kanë protestuar sot në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Ata tash e dy muaj kanë filluar të kërkojnë intensifikim të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, punimet e së cilës ishte planifikuar të përfundoheshin më 13 gusht të këtij viti.

Përfaqësuesi i banorëve, Dren Shahini tha se përveç dëmeve në vetura, kohës së madhe që ju duhet për të qarkulluar në këtë rrugë, janë dëmtuar edhe bizneset.


“Gjatë punimeve nuk janë mirëmbajtur rrugët alternative. Nuk lejojmë diskriminim. Pse në fillim nuk e keni filluar me 200 metra e t’i përfundoni ato por e keni hapur tërësisht rrugën, e tash po i përfundoni shpejt e shpejt 200 metra rrugë. Përveç diskriminimit nuk ka edhe mbikëqyrje”, tha Shahini.

Drejtori i Infrastrukturës, Gëzim Mehmeti ka dalur për të takuar protestuesit dhe i ka marrë ata brenda objektit të komunës, për të biseduar rreth çështjes.

Ai tha se janë dy mundësi, që të kryhet puna për tri javë por pa ngrohje qendrore dhe pa instalim, ose të vazhdojnë punimet deri në përfundim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori