Vonesat në formimin e institucioneve të reja, siç janë Kuvendi dhe Qeveria, kanë një ndikim të dëmshëm mbi sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa nënvizon se edhe çështja politike e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vijon të jetë problemi më i madh për vendin tonë, raporton KosovaPress.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt. Partia e parë nga këto zgjedhje ka dalë Vetëvendosje, e dyta PDK. Ndërsa, LDK e treta dhe koalicioni AAK-Nisma është renditur i katërti. Pas publikimit të rezultatevepërfundimtare, pritet edhe certifikimi i tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ).
Në një intervistë për KosovaPress, Zeka thotë se investitorët, si ata të brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm, kërkojnë një stabilitet politik dhe një pushtet ekzekutiv dhe legjislativ të qartë për të siguruar një mjedis të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.
“Investitorët edhe të brendshëm dhe të jashtëm kërkojnë stabilitet politik, qartësi rregullative dhe kërkojnë një pushtet ekzekutiv, dhe legjislativ me të cilin mund të punojnë, mund t’i ndajnë shqetësimet e tyre dhe tek të cilët mund t’i ofrojnë edhe rekomandimet e tyre ashtu që të njëjtat të mund të përmirësohen ose zbatohen pastaj…Çfarëdo vonese në konstituimin e Kuvendit po edhe krijimit të qeverisë së re do të ishte problematikë edhe për ndërmarrjet e sektorit privat, edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi”, thotë Zeka, transmeton KosovaPress.
Zeka nënvizon po ashtu se çështja politike e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore që pengon progresin e Kosovës, duke ndikuar siç thotë ai në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Sa i përket cilësisë së raporteve ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, është thënë nga ana e administratës së kaluar disa herë që cilësia është përkeqësuar, sidomos në periudhën e fundit. ShBA-të nuk kanë kërkuar nga Kosova asgjë më shumë sesa të zbatojë zotimet që ka marrë përgjatë viteve të kaluara, përfshirë marrëveshjen e Ohrit dhe teknikalitetet që kanë derivuar nga marrëveshja. Për të cilat natyrisht, Qeveria e Kosovës dhe shteti i Serbisë nuk kanë qenë shumë të gatshme për t’i zbatuar. Ndajmë të njëjtin mendim me qeverinë e ShBA-ve dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që kjo çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështje pazgjidhur vijon të jetë problemi më i madh për Kosovën dhe rrjedhimisht kurrfarë progresi të dukshëm nuk mund të kemi për aq kohë sa një problem i tillë rëndon mbi Kosovën dhe mbi gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat në të njëjtën kohë janë në fund të listës së shteteve brenda kontinentit të Evropës për sa i përket nivelit të zhvillimit ekonomik”, thotë Zeka.
Ndërsa, foli edhe për raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës. Sipas tij, nuk ka ndonjë risi, udhërrëfim, ose vendim tjetër që mund të ndikojë në raportet ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës.
“Për momentin ka një vazhdimësi të politikave të cilat administrata e mëhershme i ka aplikuar karshi Kosovës. Nuk ka ndonjë risi, udhërrëfim, ose vendim tjetër që mund të ndikojë në raportet ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës. E kemi parë ndoshta edhe në rastin e Bosnjë dhe Hercegovinës, nuk e di sa është e drejtë të të heqim një paralele të tillë. Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë në të cilën dënon veprimet e njërës palë që synon të minojë funksionimin e Bosnjë-Hercegovinës sipas parimeve të Marrëveshjes së Dejtonit. Që do të thotë se, nëse tërheqim një paralele të ngjashme, administrata amerikane mund të ketë të njëjtën qasje edhe ndaj Kosovës, ashtu siç ka aplikuar edhe gjatë viteve të fundit”, thotë Zeka.
Ai gjithashtu kritikom mungesën e një dialogu të efektshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke përmendur se Oda Ekonomike Amerikane ka dorëzuar te institucionet mbi 70 komente dhe rekomandime ligjore gjatë katër viteve të fundit, por shumë prej tyre sipas tij nuk janë marrë parasysh.
“Oda Ekonomike Amerikane ka vazhduar të jetë aktive në ofrimin e rekomandimeve dhe komenteve për nisma të ndryshme ligjore, si për aktet primare, ashtu edhe për aktet sekondare legjislative. Dialogu publiko-privat nuk ka qenë në nivelin më të kënaqshëm. Përgjatë katër viteve të qeverisë, Këshilli Kombëtar i Ekonomisë dhe Investimeve, është mbledhur vetëm në vitin 2024, dhe atëherë, kur ne kemi konsideruar që po bëhet ndoshta për qëllime elektorale, duke ditur që viti 2024 ka qenë vit parazgjedhor. Tashmë jemi në mars dhe asnjë mekanizëm i dialogimit nuk është mbledhur. Oda Ekonomike Amerikane ka dorëzuar mbi 70 komente ose rekomandime gjatë katër viteve. Fare pak prej këtyre mirë të elaboruara janë marrëparasysh, kjo është për keqardhje”, thotë Zeka.
Përkundër që komuniteti i biznesit kërkoi vazhdimisht nga Qeveria të ketë në prioritet zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht t’u dal në mbështetje bizneseve, ekzekutivi nuk i plotësoi pritshmëritë e tyre. Ani se sekrori privat konsiderohet garancë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE