LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen shënon arritje të rëndësishme të modelit Touareg

Volkswagen shënon arritje të rëndësishme të modelit Touareg

Ka dalë nga linja e prodhimit, Touareg i një miliontë

Në 17 viti të prodhimit, Touareg ka qenë një nga makinat SUV më të rëndësishme të Volkswagen dhe ishte i shitur në masë të madhe, transmeton Telegrafi. Kjo ka bërë që të shënohet arritja e prodhimit, të një milion makinave të tilla.

Për të festuar këtë përvjetor, kompania gjermane sjellë edicionin special Touareg One Million, që në pjesën e jashtme do t’i ketë dy opsione ngjyrash si dhe rrota me 20 ose 21 inç.


Karriget me mundësi të ngrohen, janë të mbuluara nga lëkura, e cila mbulon edhe pjesët anësore dhe tavanin.

Me motorin 3.0 litra, Volkswagen Touareg One Million 282 kuaj fuqi, duke bërë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 6.1 sekonda. Shpejtësia maksimale e kësaj makine, arrin deri në 230 kilometra në orë.

Blerësit e këtij SUV, duhet të sigurojnë 80,880 euro, që është çmimi fillestar i kësaj makine shumë të mirë. /Telegrafi/