LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen planifikon prodhimin e një SUV të ri të bazuar në arkitekturën e përmirësuar të makinave elektrike

Volkswagen planifikon prodhimin e një SUV të ri të bazuar në arkitekturën e përmirësuar të makinave elektrike

Gjiganti gjerman i veturave Volkswagen ka zbuluar se deri në vitin 2026 planifikon që të prezantojë një SUV të ri elektrik të bazuar mbi një version të përditësuar të platformës së saj të dedikuar me bateri – që thuhet se mund të arrijë deri në 700 km distancë me një karikim të vetëm.

Modeli misterioz thuhet se do të jetë një nga 10 modelet e reja ose të përditësuara të veturave të Volkswagen të cilat janë planifikuar për lansim në vitin 2026, dhe do të ndërtohen në bazën e prodhuesit të veturave në Wolfsburg të Gjermanisë.

Prodhuesi gjerman i veturave, planifikon që deri në fund të vitit 2023 të fillojë të prodhojë vetëm vetura elektrike në fabrikat e tyre në Evropë – plan ky i cili mund të realizohet vetëm nëse Volkswagen-ët me benzinë nuk mbeten në prodhim jashtë shtetit, mund të forcojnë Volkswagen Australia, pasi të gjitha modelet të shitura atje, përveç një modeli, e kanë origjinën nga Evropa, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Volkswagen thotë se modeli i ri do të jetë një “SUV kompakt” – duke sugjeruar kështu se mund të jetë “spin-offi” i planifikuar SUV i modelit elektrik VW ID.3, prodhimi i të cilit do të zgjerohet në fabrikën e Wolfsburgut vitin e ardhshëm, në mënyrë që të përkojë me përditësimin e tij.

Automotive News Europe raportoi se SUV elektrik i ri i Volskwagen mund të jetë i njëjtë me përmasat e modelin Tiguan. Modeli i ri pritet që të përdorë versionin e përmirësuar të platformës MEB së Volkswagen, platformë dedikuar vetëm për veturat elektrike, e cila njihet edhe si MEB+.

Volkswagen thotë se arkitektura e përditësuar do të mundësojë distanca të vozitjes deri në 700 km nga bateritë e gjeneratës së ardhshme, fuqi karikimi deri në 200 kW dhe përmirësim të “funksioneve të automatizuara të drejtimit”. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen

Si i mban larg kangurët logo e re e veçantë nga Volkswagen

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin

Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid

Porsche zbulon çmimin e modelit të ri Panamera E-Hybrid

Auto
Kalo në kategori