LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Golf GTI me përmasa të zgjeruara në masë të madhe që do të hyjë në prodhim

Volkswagen Golf GTI me përmasa të zgjeruara në masë të madhe që do të hyjë në prodhim

Dizajnin e pazakontë, kjo makinë do ta ketë edhe pasi të del nga prodhimi

Khyzyl Saleem i ka shfaqur muajin e kaluar, imazhet se si do të duket një BMW 3.0 CSL, i kthyer në një Batmobile, transmeton Telegrafi.

Për fat të keq, kjo makinë edhe pse do të ishte legale për rrugë, nuk do të hyjë ndonjëherë në prodhim, ndërsa mbetet vetëm një dizajn i këndshëm.


Njëjtë nuk pritet të ndodhë edhe me një Volkswagen Golf GTI me përmasa të zgjeruara në masë të madhe, që së shpejti pritet të bëhet realitet.

Artisti që merret me modifikimin e pjesëve të jashtme të makinave, ka bërë të dizur se ky model, do të hyjë në prodhim, por pa treguar se kur mund të lansohet.

Lansimi i kësaj makine, pritet të bëhet në pak njësi, ndërsa të ketë çmim të kushtueshëm, për shkak se është investuar shumë, që të ketë dukje sa më të mirë. /Telegrafi/