Volkswagen Golf 8 GTI i blinduar nga Armormax, i reziston breshërisë së plumbave të revoleve dhe pushkëve
Kompania jugafrikane e specializuar në blindimin e veturave e quajtur Armormax, ka zhvilluar pakon për Volkswagen Golf GTI të gjeneratës së tetë.
Armormax Golf GTI mund t’i rezistojë breshërisë së plumbave të revoleve dhe pushkëve të ndryshme, e kjo nuk është hera e parë që kompania jugafrikane demonstron aftësitë e saj në një veturë interesante, pasi vitin e kaluar shiti Jaguarin e parë të blinduar I-Pace, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu në historinë e projekteve figuron edhe Golf 7, por kësaj radhe pakoja peshon në total 179.6 kilogramë më shumë, kurse nga Armormax thonë se kjo nuk ndikon në shpenzimin e karburantit dhe performansës.
Një fakt tjetër interesant është që prodhimi final nuk zbulon faktin që bëhet fjalë për veturë të blinduar. Nga kjo kompani pretendojnë se Golf GTI është hatchbaku më “i sigurt me performansa tejet të larta.
Armormax ka dizajnuar pakon e saj për Golf GTI sipas standardit evropian B4, që do të thotë se mund t’i rezistojë breshërisë së plumbave siç janë revolet dhe pushkët e ndryshme.
Niveli B5 nënkupton mbrojtje nga pushkët automatike si AK-47, derisa niveli B6 nënkupton mbrojtjen nga pushkët e kalibrit të madh.
Standardi B7 është më i larti nivel në Evropë që i bën ballë goditjeve të armëve edhe më të rënda.
“Tetëshja” e parë e blinduar është e pajisur më së miri në familjen e Golfit, dhe kushton 106.830 dollarë. Atë e vë në lëvizje motori 2 litërsh TSI që prodhon 241 kuaj-fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Zelensky për anëtarësimin në NATO: 800 mijë trupa ukrainase do të ishte një bonus për aleancën
Golfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
Porsche planifikon të vendosë një rekord për veturat manuale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos