LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Arteon është shfaqur më herët se që pritej, mësohen se ku do të prodhohet

Volkswagen Arteon është shfaqur më herët se që pritej, mësohen se ku do të prodhohet

Modeli Arteon Shooting Brake, pritet të jetë një nga modelet më interesante të këtij viti

Krahas Audi A7 dhe kia Stinger, do të jetë edhe rivali i fuqishëm Volkswagen Arteon, që ka dizajn shumë të zgjuar deh do të jetë mjaft i fuqishëm, transmeton Telegrafi.


Derisa thuhej se do ketë hapësirë të bollshme, Volkswagen pretendon se Arteon i ri do të jetë edhe më praktik se modeli i mëparshëm.

Tashmë pritej që të prezantohej zyrtarisht, mirëpo makina është shfaqur më herët se që pritej derisa ndodhej në procesin e prodhimit.

Në postimin e bërë në Instagram, mësohet se do të prodhohet në Kinë gjatë këtij viti, kur edhe lëhet të kuptohet se do të lansohet.

Sipas postimit, thuhet se do të eksportohet, mirëpo nuk dihet nëse kjo makinë do të jetë në dispozicion edhe për tregun e Shteteve të Bashkuara.

Që kur janë shpërndarë imazhet që e shfaqin këtë Arteon, është thënë se mund të quhet si CC Travel Edition, që ta dallojë nga modeli i mëparshëm. /Telegrafi/