LAJMI I FUNDIT:

Vokshi: Familjarët në shenjë pakënaqësie janë mbledhur tek Ambasada turke

Vokshi: Familjarët në shenjë pakënaqësie janë mbledhur tek Ambasada turke

Urim Vokshi, avokati mbrojtës i zëvendësdrejtorit të kolegjit “Mehmet Akif”, Yusuf Karabina, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se disa nga familjarët janë mbledhur tek ambasada Turke, për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Vokshi tha se nuk mund të konfirmojë asgjë në lidhje me vendndodhjen e shtetasve turq.

Sipas tij, familjarët janë duke diskutuar për të marrë një qëndrim unik për këtë rast.


“Nuk mund të konfirmoj asgjë. Një pjesë e familjarëve janë ende në aeroportin e Prishtinës, ndërsa pjesa tjetër janë mbledhur tek ambasada turke për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Të njëjtit pas publikimit të videove nëpër disa media janë duke diskutuar për qëndrimin e tyre unik në lidhje me këto ngjarje. Presim dhe ne si avokatë se cili do të jetë qëndrimi i familjarëve”, sqaroi avokati Vokshi.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë sot për KosovaPress se qytetarët turq janë larguar me aeroplan nga Kosova ditën e enjte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori