LAJMI I FUNDIT:

VMRO-DPMNE konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Vjenës

VMRO-DPMNE konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Vjenës

Një delegacion i VMRO-DPMNE do të merr pjesë në takimin e liderëve të katër partive më të mëdha nga Maqedonia për dalje nga kriza, të cilin për të premten e planifikon bashkësia ndërkombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga VMRO-DPMNE për MIA e kanë konfirmuar marrjen e ftesës së dërguar nga tre euro-deputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt, të përfshirë në arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, dhe kanë njoftuar se me një delegacion të tyre do të marrin pjesë  në këtë takimin e Vjenës./Telegrafi/