LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Qeveria të konsultohet për dinarin me ShBA-në, vërejtjet t’i marrin si këshilla

Vllasi: Qeveria të konsultohet për dinarin me ShBA-në, vërejtjet t’i marrin si këshilla

Juristi Azem Vllasi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për vendimet të cilat kanë të bëjnë me komunitetin serb, të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se vërejtjet e ShBA-së për çështjen e dinarit nuk duhet marrë si armiqësi, por si sugjerime e këshilla.

“Nuk do ta quaja konfrontim, por vërejtje, sugjerime pak dhe kritika, nga adresa shumë e rëndësishme për ne. S’duhet ta harrojmë rolin e Amerikës për çlirimin e Kosovës nga Serbia, për bërjen e shtetit dhe shpalljes së pavarësisë. Kritikat apo sugjerimet, këshillat nga Uashingtoni më tepër duhet t’i marrim si mbështetje për t’i korrigjuar gabimet, apo si kritika që duhet të hidhërohemi”, ka deklaruar Vllasi në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.


“Jemi çliru nga Serbia, jemi bë shtet, secili institucion, duhet ta zbatojnë kushtetutshmërinë dhe ligjet, prej sistemit bankar e monetar deri te tjerat. Por kur janë në pyetje disa vendime që prekin edhe komunitetin serb dhe kanë të bëjnë në atë mënyrë pak me raportet me Serbinë nuk është e tepërt të konsultohet Qeveria me miqtë tanë ndërkombëtarë, me amerikanët”, ka vijuar ai.

Vllasi ka shtuar se vendimi për dinarin është dashur të lihet për një kohë tjetër më të përshtatshme, derisa ka shtuare se Serbia reagon për shkak se e konsideron valutën e saj si element të sovranitetit.

“Prej çlirimit dinari qarkullon në komunitetin serb, disa ndihma i jep Serbia, është edhe me planin e Ahtisarit. Të merret vendimi që nuk ka qarkullim të dinarit, është dashur të lihet një kohë tjetër, në fund i morëm disa kritika. Dinari është element i sovranitetit të Serbisë, dhe heqja e çdo sovraniteti të Serbisë, ajo e përjeton vështirë. Ne nuk duhet për hatër të Serbisë t’i ikim sovranitetit. Ajo i detyron serbët të bëjnë probleme”.

Sipas tij, “serbët e Kosovës më shumë e duan euron, sepse kryejnë më shumë punë me të dhe jo me dinarë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori