Një grup të rinjësh nga Manastiri kanë kryer një ''aksion gueril'' ndaj kryetarit të këtij qyteti, Vlladimir Taleski, i cipi para disa ditësh u lirua nga burgimi shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të rinjtë e lëvizjes ''Fronti jugor'', e pritën kryetarin Taleski në fshatin Logovard, ku duhej që të jetë prezent, por ai nuk u paraqit, edhe pse mediat ishin ftuar nga shërbimi për informim i komunës së Manastirit.


Sipas agjencisë së lajmeve META, në këtë fshat, Taleski duhej që të merr pjesë në hapjen e një qendre për lojra, ndërkaq nikoqirët e përshëndetën, edhe pse Taleski nuk erdhi./Telegrafi/