LAJMI I FUNDIT:

Vlerësimet e ekspertëve të drejtësisë për raportin e ri të Priebe (Video)

Vlerësimet e ekspertëve të drejtësisë për raportin e ri të Priebe (Video)

Raporti i ri i Reinhard Priebe i vërtetoi problemet në gjyqësinë e Maqedonisë ku edhe pas dy viteve, përsëri nuk ka vendime gjyqësore për rastet e PSP-së, që është një mungesë e madhe e drejtësisë në vend, thotë profesoresha universitare Besa Arifi, e cila është pjesë e Këshillit për reforma në gjyqësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e kuptueshme të merret një raport i këtillë, nëse merren parasysh obstruksionet me të cilat ballafaqohej PSP-ja. Me rëndësi kyçe është procesi efikas i gjykimit të lëndëve të PSP-së dhe të kenë përfundim. Dhe në fund, duhet të sillet princip për dënim të veprave penale pavarësisht se për cilin nivel të qeverisjes shtetërore bëhet fjalë”, vlerëson Arifi.


Ndërsa njëri nga anëtarët tjerë të Këshillit për reforma në gjyqësi, Ljubomir Fërçkoski, thotë se ky raport është baza për zbatimin e reformave në gjyqësinë e Maqedonisë, të cilët janë në përgatitje e sipër, duke shtuar se edhe pse raporti është mjaft i ashpër, por është i shkëlqyeshëm, në veçanti propozimi i Priebes për ndjekje penale të gjykatësve që kanë kryer vepra penale.

“Kjo nënkupton ligj të ri, të pastroher ai grup i vogël, prej dhjetë, pesëmbëdhjetë gjykatës që të mund drejtësia të ndahet ashtu siç duhet”, përfundon Fërçkoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori