LAJMI I FUNDIT:

Vlerat e vërteta të një Agjencie Reklamuese

Vlerat e vërteta të një Agjencie Reklamuese

Vatra është fjalë mjaft e dashur, pasi është sinonim i ngrohtësisë familjare, mbledhjeve rreth oxhakut, i kohës që kalojmë me njerëzit e zemrës, duke shërbyer kështu edhe si strehëz, por edhe si “çerdhe” për familjet shqiptare përgjatë historisë.

Agjencia Vatra e ka marrë këtë metaforë dhe e ka kthyer në një koncept të ri të kujdesit për bizneset, markat, institucionet dhe subjektet, në një botë dinamike ku marrëdhëniet dhe ndërlidhjet vijnë gjithnjë të parat.

Suksesin e kompanisë së tyre ndër vite ia atribuojnë dy elementeve kryesore:


Së pari, puna e tyre ka si pikë orientimi shkollën më të avancuar në krijimtari, komunikim dhe marrëdhënie me publikun, shkollën britanike, që konsiderohet si shkolla numër një e koncepteve estetike, si dhe e parimeve të reklamimit, marrëdhënieve me publikun dhe sjelljes së konsumatorit në ditët e sotme;

Së dyti, puna e tyre bazohet mbi faktin se, tek flasim, asnjë nuk mund ta perceptojë saktë imazhin e vet.
Andaj, nevojitet dikush tjetër për ta perceptuar, interpretuar, analizuar dhe për t’i dhënë jetë atij imazhi, ndonëse vendimin përfundimtar e merr gjithmonë klienti.

Kështu, suksesi i Vatrës është pasqyrë si e maturisë ekonomike dhe aktorëve institucionale, ashtu edhe e nevojës për të përdorur aftësinë krijuese, marrëdhëniet me publikun dhe marketingun e çdo lloji për të plotësuar kërkesat e sofistikuara të konsumatorit shqiptar, qofshin ato politike, ekonomike, apo të lidhura me ofrimin e shërbimeve e mallrave, sidomos në një kohë kur produkti ideohet, prodhohet dhe prezantohet në mënyra krejtësisht të reja.

Sot, vendimet e lidhura me menaxhimin dhe komunikimin shihen si dy anët e një monedhe. Siç e thotë edhe slogani “ajo që menaxhohet komunikohet dhe ajo që komunikohet menaxhohet”. Shkrirja dhe pajtueshmëria e plotë midis vendimeve të menaxhimit dhe vendimeve të komunikimit premton të ardhme të ndritur për agjencitë e marrëdhënieve me publikun, por në të njëjtën kohë “nxit” edhe konkurrencë të ashpër.

Vitet e njëpasnjëshme të suksesit tregojnë se Vatra ia ka dalë të krijojë partneritete fitimtare dhe është më se e përgatitur që t’i bëjë ballë sfidave të reja dhe t’i përgjigjet si duhet evolucionit të dyfishtë të shoqërisë shqiptare: nga njëra anë, ka shumë konsumatorë me gjithnjë e më tepër kërkesa dhe sjellje të rafinuara, dhe nga ana tjetër, aktorët kryesorë ekonomikë dhe institucionalë po bëhen gjithnjë e më tepër ambiciozë dhe aktivë në një treg dita-ditës më sfidues, jo vetëm për të tërhequr vëmendje, por çka është më e rëndësishmja, për të fituar besimin e konsumatorit.
Jo më kot Drejtori Ekzekutiv dhe Themeluesi thotë: -Së bashku, do të vijojmë t’u japim vlera të vërteta bizneseve dhe markave tuaja.


Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori