LAJMI I FUNDIT:

Vlera neto e pasurisë së djalit të porsalindur të Rihannas është mbi një miliard euro – lë pas fëmijët e Kylie Jenner në listën e fëmijëve më të pasur të Hollywoodit

Vlera neto e pasurisë së djalit të porsalindur të Rihannas është mbi një miliard euro – lë pas fëmijët e Kylie Jenner në listën e fëmijëve më të pasur të Hollywoodit

Rihanna dhe i dashuri i saj, ASAP Rocky, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë javën e kaluar, u raportua të enjten.

Dhe tani është vlerësuar se djali i tyre i paidentifikuar tashmë ka një vlerë neto prej 1.2 miliardë funtesh (mbi 1 miliardë eurosh), kur pasuria e nënës së tij 34-vjeçare kombinohet me 7.5 milionë funte (8.8 milionë euro) të babait të tij, 33-vjeçarit Rocky.

Viti ka nisur me një sërë bebesh në Hollywood, me Kylie Jenner, 24 vjeçare, (749 milionë funtesh apo 882 milionë eurosh) duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me të dashurin Travis Scott, 31 vjeçar, (41.5 milionë funtesh apo 48 milionë eurosh) tre muaj më parë.


ASAP Rocky dhe Rihanna (Foto: Getty Images)

Ata gjithashtu ndajnë vajzën, Storm, katërvjeçare.

Sipas Buzz Bingo, Kim Kardashian (1.3 miliardë funtesh apo 1.5 miliardë eurosh) dhe tani ish-bashkëshorti Kanye West (1.3 miliardë funte apo 1.5 miliardë eurosh) zënë vendin e dytë me (2.6 miliardë funte apo 3 miliardë eurosh) mes tyre që ndahen mes North, tetëvjeçare, Saint, gjashtëvjeçar, Chicago, katërvjeçare dhe Psalm, trevjeçar.

Rihanna bëhet nënë për herë të parë
Lexo po ashtu Rihanna bëhet nënë për herë të parë

Të dhënat u mblodhën nga prindërit e famshëm dhe vlera totale e tyre neto e vlerësuar në dollarë, u konvertuan në funte dhe më pas u ndanë në mënyrë të barabartë dhe u renditën mes numrit të fëmijëve për të përcaktuar vlerën neto për fëmijë.

Kylie dhe Travis (Foto: Film Magic)

Rihanna lindi djalin e saj më 13 maj, sipas një raportimi nga TMZ.

Ylli i “Savage x Fenty” dhe këngëtari i “D.M.B” nuk e kanë konfirmuar ardhjen e foshnjës akoma. /Telegrafi/

ASAP Rocky dhe Rihanna (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori