LAJMI I FUNDIT:

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Zvicrës para përballjes së sotme

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Zvicrës para përballjes së sotme

Përfaqësuesja e Zvicrës është më e vlefshme sesa ajo e Kosovës thuajse trefish sipas vlerave të lojtarëve të skuadrave të ftuara për këtë ndeshjes.

Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2024, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Të dy ekipet janë thuajse të kompletuara dhe me shumë yje të mëdhenj pjesë e formacioneve.


Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Gliha me rreshtim ndryshe dhe disa ndryshime
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Gliha me rreshtim ndryshe dhe disa ndryshime

Por, cila përfaqësuese e ka ekipin më të vlefshëm?

Sipas vlerave zyrtare në faqen e specializuar të statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, Zvicra vlen pothuajse trefish më shumë se Kosova.

Ekipi i Helvetikëve i përbërë nga 22 lojtarë ka një vlerë tregu prej 249.30 milionë eurosh.

Lojtari më i vlefshëm momentalisht në ekipin e Murat Yakin është mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji, i cili vlen 38 milionë euro.

Në anën tjetër, ekipi i Kosovës i përbërë nga 28 lojtarë ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh.

Lojtari më i vlefshëm në ekipin e përzgjedhësit Primoz Gliha është Amir Rrahmani i Napolit me vlerë 25 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori