LAJMI I FUNDIT:

Vlera e lirës turke vazhdon të bie

Vlera e lirës turke vazhdon të bie

Liria turke ka rënë me 2 për qind kundrejt dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore e vendit tronditi investitorët të martën dhe e la normën bazë të interesit të pandryshuar në 17.75 për qind, kështu që nga fillimi i 2018-së humb vlerë prej 27 për qind.

Ekonomistët prisnin që banka të rriste normat e interesit për të luftuar inflacionin, që arriti 15 për qind në qershor.


Shumë analistë thanë se vendimi tregoi se presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili mbështet normat e ulëta të interesit, ka rritur ndikimin e tij mbi Bankën Qendrore.

Tim Ash, një ekonomist i tregut në zhvillim në “BlueBay Asset Management”, tha se vendimi ishte “i pakuptueshëm” për një Bankë Qendrore që thotë se “kujdeset për inflacionin”.

Tregjet në zhvillim anembanë botës janë nën presion, por analistët paralajmërojnë se Turqia është veçanërisht e ndjeshme dhe tani mund të shkojë për një krizë valutore që mund të kërkojë një paketë shpëtimi ose kufizime mbi sasinë e parave që largohen nga vendi.

Rritet lira turke pas fitores së Erdoganit
Lexo po ashtu Rritet lira turke pas fitores së Erdoganit

Tregu i bursës dhe monedha e lirës turke shënuan rritje, pasi investitorët besojnë se fitorja e Rexhep Tajip Erdogani në zgjedhjet presidenciale do të sjellë stabilitet politik në vend. /Telegrafi/