VLEN: Duke e parë humbjen, Ali Ahmeti kërkon shpëtim nga persona të listës së zezë amerikane

Koalicioni VLEN përmes një kumtese akuzon liderin e BDI-së, Ali Ahmeti se po mundohet të lidhë vjegëza që mund t’ia zbusin humbjen, ndërkohë që duke dalë qesharak, bëhet figura tragjike e këtyre zgjedhjeve.
“Fakti që Ahmeti ka filluar të luajë me kartën e vitit 2001 është dëshmi se BDI-ja është e vetëdijshme se po humb. Ai po e vret lavdinë e vjetër me mesazhe emocionale vetëm për të marrë ndonjë votë. E derisa flet temën e qiraxhinjve, na duhet t’ia kujtojmë se vetëm për një javë, nga frika e disfatës, ai u bë qiraxhi i Zejdit të partisë që as vetë nuk ia di emrin, të Arianit Hoxhës, që nuk di as shkurtesën e partisë, Menduh Thaçit si “probatim i Mijallkovit”, Kurto Dudushit si shpëtimtar në Shutkë dhe, së fundi, pritet të gjunjëzohet përpara Ziadin Selës, me të cilin dikur akuzoheshin se kush kë e ka vrarë dhe tradhtuar në besë. Thjesht, Ali Ahmeti u bë qiramarrës i partive.
Megjithatë, ajo që po del sheshazi është se BDI-ja përfundimisht po e rrëzon mitin se është partner ekskluziv i administratës amerikane. Kështu, Menduh Thaçi, Duka i OBRM-PDUKM-së, besnik “deri në vdekje” i Sasho Mijalkovit dhe personi në listën e zezë prej shumë vitesh në SHBA, prej dje është “fytyra e re” e Frontit Evropian të Ali Ahmetit. A ka fund që BDI-ja nuk do ta prekë? Nuk ka ironi më të madhe që ky ekip të deklarojë se po lufton për vlerat europiane dhe kundër interesave ruse në Ballkan, ndërkohë që brenda tij janë tubuar njerëz që nuk kanë të drejtë as të kalojnë përpara Ambasadës Amerikane në Shkup”, thonë nga VLEN.
Sidoqoftë, shtojnë nga atje, ne i falënderojmë që po bëhen bashkë, sepse kështu me një goditje do t’i pensionojmë politikisht të gjithë bashkë, ndërsa pas 8 majit disa mund bëhen dhe fqinjë të Kurto Dudushit në Shutkë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë