LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin mbron Donald Trump pas akuzave ndaj tij

Vladimir Putin mbron Donald Trump pas akuzave ndaj tij

Vladimir Putin u  hodh në mbrojtje të Donald Trump, sot pasi presidenti amerikan u përgjigj duke thënë se pretendimet kundër tij janë të marra dhe të pavërteta.

Presidenti rus i tha këto fjalë në një konferencë shtypi për fundvit, duke thënë se Trump ka të ngjarë të mbijetojë një gjykim në Senat pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër tij për dy akuza- shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit, transmeton Telegrafi.

Putin gjithashtu e krahasoi akuzat mbi hetimin e Robert Mueller në lidhjet e supozuara të Trump me Rusinë, e cila nuk hodhi prova të forta për bashkëpunim.


“Ende duhet të kalojë në Senat, ku republikanët kanë shumicën”, tha Putin sot në Moskë.

Duke parashikuar që Trump do të qëndronte në detyrë, ai tha: ”Nuk është e mundshme që ata do të largojnë nga detyra një përfaqësues të partisë së tyre”.

Putini shtoi se Rusia është e gatshme të dakordohet për një traktat të ri të armëve me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka pasur asnjë përgjigje për propozimet ruse.

Udhëheqësi rus ka hedhur një hije të gjatë mbi politikën e SHBA-së pasi Rusia u akuzua për ndërhyrje në garën presidenciale të vitit 2016.

Shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se Rusia u përpoq të ndihmojë Trumpin të fitonte, por vetë Trump ka hequr dorë nga gjetjet e agjentëve të tij.

Trump ka kohë që është përballur me dyshime për lidhjet e tij me Putinin dhe mbase momenti më famëkeq i marrëdhënies së tyre ishte samiti i Helsinkit i vitit 2018 në të cilin Trump mbështeti mohimet e Putinit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori