LAJMI I FUNDIT:

​Vjosa Osmani bën thirrje për drejtësi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

​Vjosa Osmani bën thirrje për drejtësi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1133 fëmijëve, disa prej tyre foshnje disa-javësh, iu pre jeta ende pa e nisur mirë dhe 109 fëmijë sot e kësaj dite rezultojnë ende të zhdukur.

Në Ditën ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se thirrja e 1133 fëmijëve duhet të kumbojë çdo ditë në veshët tanë, që shtetin ta bëjmë strehë të sigurt dhe vend në të cilin fëmijët e Kosovës do ta ndërtojmë të ardhmen e tyre.

“Ne nuk mund ta shfletojmë faqen e së nesërmes nëse nuk sigurohemi se e kemi lexuar vëmendshëm dhe e kemi mbajtur në mend mësimin e së djeshmes. Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për njëmijë e njëqind e tridhjetë e tre fëmijët që i morën nga ne”, ka shkruar  Osmani në Facebook.


Postimi i plotë:

Thirrje për drejtësi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Gjatë luftës së fundit, 1133 fëmijëve, disa prej tyre foshnje disajavëshe, iu pre jeta ende pa e nisur mirë. ‘Faji’ i vetëm i tyre qe ëndrra e tyre, bota e tyre e çiltër dhe shpresa për ta jetuar jetën në një botë të lirë. E, ata kishin lindur në një vend në të cilin liria ishte e kërcënuar dhe përkatësia etnike e familjare trajtohej si argument i mjaftueshëm për t’i ndarë ata nga jeta. 109 fëmijë sot e kësaj dite rezultojnë ende të zhdukur.

Fëmijët e vrarë në Kosovë, më shumë se në çdo luftë tjetër në hapësirat e ish-Jugosllavisë, po të krahasohen me numrin e përgjithshëm të viktimave, janë thirrja e vazhdueshme e ndërgjegjes për mizorinë ndaj qenieve më të pafajshme në botë, fëmijëve.

Secili emër i tyre, të cilin ne e sollëm në kujtesë sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, na e rrëfen një histori më vete, e të gjithë së bashku jehojnë si thirrje e përhershme për ta kujtuar të kaluarën, ëndrrën e këputur, nga e cila, megjithatë, lindi dhe po rritet Republika jonë.

Por, nëse Republika po lëshon shtat, nëse pavarësia e Kosovës është mbërritur, bashkë me moshën e republikës po rritet edhe distanca me përjetimin, me historinë tone, gjurmët e së cilës mund të treten një ditë. Prandaj, bashkë me shtatin e Republikës, duhet të rritet edhe vetëdija për themelet e saj, për dhimbjen e përhershme mbi të cilën lindi ajo. Thirrja e 1133 fëmijëve duhet të kumbojë çdo ditë në veshët tanë, që shtetin ta bëjmë strehë të sigurt dhe vend në të cilin fëmijët e Kosovës do ta ndërtojmë të ardhmen e tyre.

Ne nuk mund ta shfletojmë faqen e së nesërmes nëse nuk sigurohemi se e kemi lexuar vëmendshëm dhe e kemi mbajtur në mend mësimin e së djeshmes.
Liria nuk do të ketë kuptim pa drejtësi për njëmijë e njëqind e tridhjet e tre fëmijët që i morën nga ne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori