LAJMI I FUNDIT:

Vjen pjesa e dytë e dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – tregohet se si Rusia dezinformon dhe propagandon në Ballkanin Perëndimor

Vjen pjesa e dytë e dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – tregohet se si Rusia dezinformon dhe propagandon në Ballkanin Perëndimor

Pas shfaqjes së suksesshme të pjesës së parë, dokumentari “VIRUSSIA” në episodin e dytë do të shfaq se si Rusia dezinformon në Ballkanin Perëndimor.

“VIRUSSIA” sjell detaje të propagandës dhe manipulimeve që bënë Federata e Rusisë për të ndërhyrë në vendet e rajonit.


Pjesa e dytë, zbulon kohën kur mediet serbe filluan presionin në udhëheqjen serbe për t’u radhitur në krah të Rusisë.

Gjithashtu, flitet edhe për një shqiptar, bashkëpunëtor i medieve shtetërore ruse. Është siguruar edhe një video ku ai këndon së bashku me serbët këngë nacionaliste serbe në një qytet të Rusisë.

Dokumentari përbëhet nga katër pjesë: siguria, propaganda, diplomacia dhe roli i Kishës Ortodokse.

Projekti është realizuar Radio Televizioni i Kosovës me partneritet të medieve të tjera ballkanike si dhe instituteve të veçanta që merren me studimin e ndikimit rus.

Si rrallë herë, dokumentari ka arritur që t’i përfshijë brenda shqiptarë, serbë, boshnjakë, malazezë e maqedonas. Politikanë, studiues, ish-pjesëtarë të inteligjencës e gazetarë flasin për pothuajse njëzëri për pasojat që ka shkaktuar ndër vite Rusia në rajon dhe më gjerë.

Ditën e hënën, më 12 korrik, ora 20:10, shfaqet emisioni i dytë në RTK si dhe ne kanalin T7. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori