Trendi i vjedhjeve dhe plaçkitjeve të objekteve në lagjen Çair të Shkupit, nuk ka të ndalur. Nëse para disa kohë cak kryesor i hajnave ishin pompat e benzinës dhe marketet ushqimore, gjatë dhjetë ditëve të fundit, persona të armatosur në më shumë lokacione në territorin e Komunës së Çairit, janë futur dhe i kanë vjedhur barnatoret e ndryshme, shkruan gazeta KOHA.
Fenomeni i shtimit të grabitjes së farmacive, sipas të dhënave publike të Ministrisë për Punë të Brendshme, zyrtarisht është regjistruar nga 3 korriku. Nga fillimi i korrikut e deri më sot, siç thuhet në raportet ditore të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, vjedhja e barnatoreve ka filluar nga rruga Xhon Kenedi. Pas këtij akti, ku nën kërcënimin e armës, u vodh i gjithë fitimi ditor i barnatores “Zegin”, plaçkitja e farmacive ditë më vonë u regjistrua edhe në dy lokacione tjera në Çair, gjegjësisht vjedhja ndodhi në barnatoren në hyrje të Çarshisë së Vjetër, më vonë edhe në rrugën Ferid Murat.
“Policia e Shkupit deri te Prokuroria Publike ka ngritur kallëzim penal kundër personi H.M, 38 vjeçar nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “plaçkitje”, me çka në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar të mira materiale, të cilët pas realizimit të regjistrimit të malli do të vërtetet vlera e tij. Personi në fjalë veprën e ka kryer me datë 7 korrik në bulevardin ‘Kërste Petkov Misirkov’ rreth orës 20:25, respektivisht përmes armës së zjarrit i ka kërcënuar të punësuarit në barnatoren ‘Zegin Farm’”, thonë nga MPB-ja.
Mes tjerash, nga atje shtojnë se paratë e vjedhur i dyshuari i ka deklaruar se i ka harxhuar për përmbushjen e nevojave personale. Në prononcimin e tyre për gazetën KOHA, nga SPB-Shkup, e kanë konfirmuar lajmin se hajnia mbi farmacitë në Çair kohëve të fundit ka shënuar rritje, megjithatë për shkak të rasteve komplekse dhe procedimit të mëtutjeshëm të lëndëve nga ky sektor, kanë thënë se ditëve në vazhdim publikisht do të japin sqarimi se vallë bëhet fjalë për grup të organizuar i cili vepron në këtë anë të qytetit të Shkupit, ose në pyetje janë hajna të zakonshëm.
Ndryshe, nga MPB kanë bërë të ditur se gjatë muajve maj dhe qershor në Komunën e Çairit, janë regjistruar mbi 150 delikte pronësore. Ose, sipas kategorive, siç i ndajnë veprat penale, policia në Çair thotë se brenda dy muajve të kaluar janë kryer 72 vjedhje të lehta dhe 73 vepra të rënda. Krahas këtyre vjedhjeve, javën e kaluar në lagjen Shkup Veri, në një interval kohor të shkurtë, disa çaste para se t’i mbyllin dyqanet, të punësuarit e dy marketeve më të mëdha që gravitojnë në këtë pjesë, kanë qenë dëshmitar të një plaçkitje klasike. Përveç të punësuarve në “Kam Market” vjedhjen e fitimit ditor nga afër e kanë përcjellë shumë qytetarë të lagje Veri. Lidhur me këto raste MPB-ja thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit