Kompanitë private të angazhuara për rregullimin e shtretërve të lumenjve, i shkatërrojnë të njëjtat. Kompanitë në fjalë në mënyrë të pakontrolluar nxjerrin rërë dhe zhavorr, me çka realizojnë fitim shtesë. Kontrolli që e bën Enti shtetëror i revidimit në rrjedhën e lumit Vardar ka zbuluar se komuna dhe kompania shtetërore “Ujësjellësi”, që marrin leje nga Ministria e ambientit, e që më pas ua ndajnë kompanive private për rregullimin e shtretërve, s’mund të realizojnë kontrolle se sa rërë dhe zhavorr nxirren nga shtretërit.
“Dobësitë e theksuara paraqesin pasqyrë të sistemi ku ka mundësi për manipulim, nxjerrje të pakontrolluar të rërës dhe zhavorrit, fitim të pabazë të mjeteve përmes shitjes së rërës dhe zhavorrit si pasuri natyrore, më pak mjete të paguara në buxhetin e RM-së, e me këtë përkeqësim të regjimit të ujërave dhe paraqitjen e procesit të erozionit dhe vërshimeve” thonë nga Enti shtetëror i revidimit.
Komunat dhe “Ujësjellësi” angazhojnë kompani private pasi nuk kanë mekanizim personal për rregullimin e shtretërve të lumenjve, të cilat kanë të drejtë të nxjerrin sasi të caktuara të rërës me çmim prej 60 deri 120 denarë për metër/ kub. Por, në ndërkohë nxirren sasi enorme të cilat më pas shiten shumë më shtrenjtë në treg. Nga “Ujësjellësi” thonë që pas Revidimit me vëmendje i ndjekin të gjitha pjesët ku kanë leje për gërmim.
“Besoni që këtë vit maksimum bëhet kontrolli që çdo gjë të jetë në rregull. Nëse dikur janë vjedhur 80%, kjo tani ndodh shumë pak. -Por, megjithatë, ka vjedhje. S’mund të them sepse askënd se kam kapur personalisht. Këtë e dëgjojmë, çdoherë do të ketë zëra të këtilla, por ne tentojmë këtë ta minimizojmë në zero”-pohoi Andrea Najdenovski, person i autorizuar për shitjen e rërës në SH.A “Ujësjellësi”.
Revidimi ka të bëjë me lëshimet sistemore në gërmimet ligjore. Për gërmimet joligjore, Asociacioni maqedonas i minatorëve me vite alarmon se po bëhet biznes me shitjen e rërës, e cila sjell fitime të pakontrolluara. Ligji për ujërat parasheh gjoba edhe deri në 20.000 euro për shkatërrimin e regjimit të lumenjve. Por, Inspektorati shtetëror posedon vetëm dy inspektorë në pjesën e ekonomizimit të ujërave. Që ironia të jetë më e madhe, asnjë vendim gjyqësor nuk është në favor të Inspektoratit./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova