I vjedhin para shtetasit maqedonas në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një shtetas i Maqedonisë, ka raportuar se persona të panjohur duke i thyer xhamin e veturës së tij, i kanë vjedhur një çantë me një sasi parash dhe pasaportën e tij.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:58 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
“Shtetasi i Maqedonisë, ka raportuar se persona të panjohur duke i thyer xhamin e veturës së tij, i kanë vjedhur një çantë me një sasi parash dhe pasaportën e tij”, thuhet në raport.
Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































