LAJMI I FUNDIT:

Vizio debuton me tabletin e parë në Windows 8

Vizio debuton me tabletin e parë në Windows 8

Pas debutimit në tregun e kompjuterëve personal, Vizio, është bërë gati të depërtojë edhe në industrinë e tabletëve me një model të tabletit që bazohet në Windows 8.

Vizio ka prezantuar tabletin e parë me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 11.6 inç i cili mbështetet nga platforma e Microsoft.

Tableti i Vizio’s vjen me procesor dy dual-core, 1GHz AMD Z60 çip, për ta bërë tabletin e parë të Ëindoës 8 me procesorin e AMD, si dhe ndërfaqen me 1080p.


Karakteristikat tjera të këtij tableti përfshijnë edhe 2GB RAM, 64GB memorie solide, kamerën e përparme me 2MP, dhe portet për mikro HDMI, dhe USB.

Vizio nuk e ka zbuluar çmimin e tabletit, por është thënë se shumë shpejtë do të dalin me detaje të reja për modelin e ri të tabletit. / Telegrafi /