LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Në fund të prillit apo fillim të majit vjen donacioni tjetër i vaksinave prej 76 mijë dozave

Vitia: Në fund të prillit apo fillim të majit vjen donacioni tjetër i vaksinave prej 76 mijë dozave

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se Kosova pret ardhjen e kontingjentit të ri të vaksinave prej 76 mijë dozave në fund të prillit apo fillim të majit.

“Presim edhe kontingjentin tjetër prej 76 mijë dozave si donacion nga COVAX në fund të prillit ose në fillim të majit. Për çdo datë të saktë do të njoftojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Vitia ka thënë se qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave por sipas tij procesi i negocimit me kompanitë e vaksinave është i komplikuar.

“Këto kompani kanë disa kritere mes të cilave se ato kompani është dashur të kontaktohen shumë më herët. Tani ne jemi në kontakt. Kemi intensifikuar përpjekjet për bisedime me ta dhe mund të them se së shpejti mund të kemi lajme të mira në raport me këto kompani që do të na mundësojnë të blejmë nga ta vaksina”.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se së paku Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacion se Kosovës i janë ofruar vaksina me çmim prej 15 euro për një dozë.

“Ne jemi në kontakte të përditshme dhe nuk e kemi informacionin për një ofertë të tillë. Së paku Ministria e Shëndetësisë nuk e ka”, ka deklaruar ndër të tjera Vitia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori