LAJMI I FUNDIT:

Vitia dhe ambasadori Çağrı Sakar diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi në shëndetësi

Vitia dhe ambasadori Çağrı Sakar diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

“Gjatë takimit me Ambasadorin turk, Ministri Vitia ka shprehur falënderimin për investimet e Republikës së Turqisë në Kosovë sidomos në fushën e shëndetësisë si dhe ka shprehur zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteve në shëndetësi.


Ministri Vita dhe Ambasadori Sakar kanë diskutuar për Planin e Veprimit për implementimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit midis Turqisë e Kosovës në shëndetësi, përmes së cilës mbi 100 pacientë kosovarë trajtohen falas çdo vit në Turqi; zhvillohen aktivitete të Javës së përbashkët të shëndetësisë, ndërkohë që do ta shfrytëzohet ekspertiza turke në procesin e licencimit dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore dhe në fuqizimin e shërbimeve të reja shëndetësore në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Vitia ka kërkuar përkrahjen e ekspertëve mjekësor të Turqisë për trajnimin e profesionistëve shëndetësor në Kosovë në lëmi specifike, me qëllim që numri i rasteve që referohen për trajtime jashtë vendit për disa diagnoza të caktuara, të zvogëlohet dhe të njëjtat të mund të trajtohen në Kosovë.

Ministri Vitia ka pritur sot në takim edhe shefin e misionit të Bankës Botërore për Kosovë, Maqedoni të Veriut, Evropë dhe Azinë Qendrore, z. Marco Mantovanelli, me të cilin kanë diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori