LAJMI I FUNDIT:

Viti 2017 mund të jetë më i zi për ekonominë e Maqedonisë (Video)

Viti 2017 mund të jetë më i zi për ekonominë e Maqedonisë (Video)

Afaristët paralajmërojnë se viti 2017 do të jetë një vit i zi për ekonominë, duke bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet qeveria e re e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, qeveria e re duhet që të zgjidhë problemet e afarizmit, nga mungesa e kapitalit të ri, kreditimit të dobët, e deri te bllokimi i institucioneve. Fatmir Bytyqi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thotë për 24Vesti se pa qeveri do të bie numri i punësimeve.

”Nëse vazhdon kriza politike dhe nuk ka qeveri stabile, do të ketë rritje të papunësisë, pres ulje të investimeve të huaja dhe vitin 2017 do ta përfundojmë si vit të zi dhe do të na duhen shumë vite që të rikthehemi”, shprehet Bytyqi.


Predrag Tërpevski, profesor universitar, thotë se mungesa e qeverisë frenon çfarëdo aktiviteti të mëtutjeshëm ekonomik.

”Mosformimi i qeverisë është frenim për çfarëdo qoftë aktiviteti të mëtutjeshëm në sferën e ekonomisë, frenim për sektorin privat. Nëse nuk bëhen korigjime në ligj që do të vazhdojë mandatin e vetëqeverisjes lokale, kjo do të jetë e dëmshme edhe për sektorin lokal. rroga nuk do të mund që të nxirret dhe kjo do të ndikojë në sektorin privat”, thotë Tërpevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori