Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim të ngushtë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë vitit 2014, ka realizuar numër të madh të projekteve. Nëpërmjet subvencioneve dhe shërbimeve këshillimore, janë ndihmuar fermerët dhe ekonomitë bujqësore në rritjen e produktivitetit për sektorët prioritarë, veçmas të blegtorisë, pemëve dhe perimeve.
Duke parë interesimin e madh të fermerëve për ngritjen e serrave, dhe gjendjen ekonomike jo të favorshme të tyre, DBZHR ka përkrahur 20 prodhues të perimeve me nga një serrë të tipit tunel 50 m2. Projekti në vlerë prej 20.000 euro, është realizuar si bashkëfinancim në mes të fermerit dhe komunës, ku participimi i fermerit ka qenë 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga komuna.
Në sektorin e lavërtarisë, janë subvencionuar 70 fermerë me nga një paketim farë dhe nga 100 kg pleh artificial.
Në kuadër të aktiviteteve në sektorin e blegtorisë, DBZHR rëndësi të veçantë i ka dhënë përmirësimit të kualitetit të qumështit dhe përmirësimit të kushteve në fermë, duke përkrahur 68 fermerë me nga një makinë mjelëse për lopë. Ndërsa në sektorin e bletarisë, janë përkrahur 75 bletarë me nga 4 koshere bletësh.
Sa i përket sektorit të pemëtarisë, është punuar në ngritjen e pemishteve të reja intensive. Në kuadër të kësaj DBZHR ka përkrahur 6 fermerë me 980 fidanë të mollës (Greny Smith, Golden delicious, Gala, Ajdard).
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke u bazuar në planin saj të punës për vitin 2014, në zbatimin e Udhëzimit Administrative MA nr.10/2005 për vaksinimin dhe dehelmetizimin e kafshëve të shoqërimit (qenve dhe maceve me pronar), kundër tërbimit dhe ehinokozës, ka realizuar projektin në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Përveç tjerash, kjo drejtori ka organizuar edhe trajnime për fermerët në zonat rurale. Në kuadër të aktivitetit janë formuar 3 module të trajnimeve ; trajnime në modulin e qumështit, menaxhimit të fermës, mbrojtjes së pemëve, mbrojtjes së tokës bujqësore, përdorimit të pesticideve, mbrojtjes së bletëve, kultivimit të pemëve të imta, perimeve në fushë të hapur dhe të mbyllur etj.
Një projekt i financuar nga MBPZHR, derisa të gjitha punët tjera janë kryer nga Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Mitrovicës, ka rezultuar me subvencionimin me farë gruri të 220 fermerëve nga Mitrovica, Zveqani, Leposaviqi dhe Zubin Potok.
Përmes projekteve periodike, gjatë vitit janë dhënë edhe grande të tjera për ngritjen e serrave komerciale, pastaj grande për ngritjen e pemëtoreve të reja, për ngritjen e shtallave dhe infrastrukturës përcjellëse në shtallë për bagëti, subvencione për blegtorët me makina silazhi, subvencione për kafshë të imëta (dele dhe dhi), subvencione për shoqëri bletësh, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët