Në vitin 1998, ishte përhapur lajmi se në zonën e Malishevës do të fillojë lëshimi i pasaportave me mbishkrimin Republika e Kosovës. Protagonisti i kësaj interviste, ish-drejtori i Drejtorisë Civile të UÇK-së, Gani Krasniqi, ka shpjeguar kontekstin e një përgjigje që e kishte dhënë në një intervistë, ku kishte pohuar se do të lëshoheshin pasaporta kosovare.
Përpos si zonë e lirë në kohën e luftës, Malishevën, nga kjo periudhë po e përmendin edhe për një çështje tjetër.
Për shkak të mungesës së pasaportave në Kosovë, janë rikthyer tregimet se si në këtë komunë, gjatë kohës së luftës ishin shtypur pasaporta të Kosovës.
Por protagonisti kryesor e tregon zanafillën e saj e kësaj çështje.
Krasniqi, thotë se ky informacion ka rrjedhur nga një intervistë që ka dhënë për televizionin publik të Shqipërisë.
“Jo, pasaporta s’ka patur të prodhuara. Gjë që, kjo s’do të thotë, se edhe se nuk është menduar për këtë çështje. Paramendoje realitetin e përshkruar (vetëm një pjesë e tij), kur pyetjes së Besa Çekut: ,, A do t’i prodhoni pasaportat?”, çfarë do të thonte sikur për përgjigje t’i mungonte kjo: PO e madhe! E dini çfarë ishte për moralin te shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, sidomos për rininë e kohës?”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi thotë se kjo përgjigje ka ardhur si vazhdimësi e sukseseve që kishin arritur: prodhimin e këpucëve ushtarake, autoblindave të blinduara, prodhimin e një numri të nevojshëm të Letërnjoftimeve, për nevojat e brendshme- lëvizjes më efikase të personave zyrtarë të UÇK-së, e po ashtu prodhimin e targave të makinave, të cilat ishin në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qëllimin motivues të kësaj deklarate nuk e vënë në dyshim as ish-ushtarë të UÇK-së nga zona e Malishevës.
“Mendoj se më shumë ka qenë në kuptim ideor të një vullneti të mirë që të krijojmë sa më shumë elemente kombëtare të cilat do ta shtyjnë më tutje vullnetin e njerëzve do ta shtyjnë më tutje organizimin e institucioneve të pavarura, Por nuk ka diçka konkrete në atë drejtim, karta identiteti, apo pasaporta”, ka thënë Enver Hoti, ish-ushtar i UÇK-së.
Ndërkohë ish-eprori i UÇK-së, Isni Kilaj, i përshkruan rrethanat e vështira në të cilat kanë operuar atë kohë.
“Jo ka qenë e pamundur në një gjendje çfarë ka qenë Malisheva pavarësisht se ka qenë një zonë e lirë për një kohë afër 3 muaj. Ne kemi lëshuar dokumente thjesht dëshmitë për ushtarët dhe ata të cilët kanë dashur apo kanë pasur qëllim me lëviz prej në zonë në një zonë tjetër”, ka thënë Kilaj.
Kilaj thotë se deklarata se do të lëshojmë pasaporta ka qenë mesazh për të gjithë se ajo kohë do të vijë, por kur Kosova do t ’jetë e lirë dhe Republikë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker