Pesëdhjetë vjet pas lansimit të këngës “Hello, I Love You”, kritiku i muzikës i ditores Guardian, Dave Simpson, ka biseduar me dy anëtarët e dikurshëm të rok grupit legjendar The Doors, për të mësuar më shumë për momentet e realizimit të kësaj kënge. Këto momente i shpjegojnë daullisti John Densmore dhe kitaristi Robby Krieger. Këtë vit do të dal në shitje edicioni special i albumit “Waiting for the Sun”, ku përfshihen edhe disa nga incizimet e papublikuara, ndërsa “Hello, I Love You” tashmë është edituar në disk vinili, transmeton Telegrafi.
John Densmore: Jim Morrison e ka shkruar tekstin për “Hello, I Love You”, në kohën kur ende ishim në grupin që quhej Rick & Ravens. “Trotuari përkulet te këmbët e saj/ si qeni që lyp diçka të ëmbël.” Është një tekst shumë i mirë. Ai nuk mund të luante në instrumente, por vinte me melodi për t’i kujtuar fjalët e tija të mahnitshme. Ishim duke ecur përgjatë shtegut të plazhit Venecie në Los Angjelos, një nga zonat me diversitet të shquar në vitet 1960, kur Jimi e shikoi një vajzë afro-amerikane. Ajo ishte “xhevahiri i errët” që e frymëzoi këngën.
E incizuam një demo të papërpunuar me Ray Manzarekun në tastierë dhe dy vëllezërit e tij në kitare. Por, vëllezërit ishin të shqetësuar për Jimin. Ai ishte i çmendur dhe kurrë më parë nuk kishte kënduar. Dukej i turpshëm dhe u fsheh në një qoshe të garazhit. Mendova: “Ky nuk është Mick Jaggeri i ardhshëm.” Por, e gjeti mënyrën e tij unike, duke u sjell si gjarpër rreth telit të mikrofonit. Nuk e di, por m’u duk si Davidi i Michelangelos.
Ai shkroi shumë nga tekstet e tij të hershme teksa jetonte në kulm. Hanim mëngjes dhe thoshte: “E kam dëgjuar një koncert në kokën time.” Unë ia ktheja: “Uau, OK!”
Kur vëllezërit Ray u larguan, e ftova Robby Kriegerin në provë. Ai i binte kitarës me cilindër në gisht, dhe gjëja tjetër që di është se u bë pjesë e Doors-ave.
Megjithatë, “Hello, I Love You” nuk u incizua deri në albumin tonë të tretë, “Waiting for the Sun”, sepse kishim probleme me aranzhmanin. Në fund, producenti jonë Paul Rothchild urdhëroi ta përfundonim dhe Robby e dha një ide për daulle. “Pse nuk i bie tupanit si Ginger Baker te ‘Sunshine of Your Love?’”, tha. “Bjeri tupanit jashtë ritmit”. E bëra dhe kjo gjë funksionoi.
Atëherë Jimi veç ishte i pushtuar nga dehja. Na duhej të bënim incizim mbi incizim, sepse ishte keq. Madje, duhej ta detyronim t’i bënte vokalet sërish të nesërmen. Kreativiteti dhe vetëshkatërrimi ndonjëherë vijnë në të njëjtën pako. Jimi ishte Dionisi, por duheshin tre Apollo për të balancuar atë energji dioniziane. Ai ishte forca.
Robby Krieger: Demoja e bërë si Rick & Ravens përmbante këngët klasike, por ishin goxha të ashpra dhe refuzoheshin nga të gjithë. Pak më vonë, Columbia nënshkroi me ne, por Jimi merrte shumë drogë para takimit me drejtuesit. Kthehej dhe thoshte: “Njeri, i kam mbytë a? Ua tregova vendin. Do të bëjmë punë të madhe.” E, të nesërmen prapë pushoheshim. Një herë tjetër ai mendoi se studioja është në zjarr dhe mbuloi gjithçka me shkumën e aparatit fikës. Nuk ishte zjarri, por droga.
Për fat të mirë, njëri që ndërmjetësoi të nënshkruajmë me Columbian, na siguroi një marrëveshje të mirë me Elektran. Ishte label perfekt për ne, sepse ishte i vogël dhe mund të toleronte sjelljet e çuditshme të Jimit. Ne i luanim këngët – që më vonë do të jenë klasike – para 10 apo 15 vetëve në klubin London Fog. Pastaj dikush na angazhoi për Whisky a Go Go dhe papritmas kishim publik të duhur. Këngë tona nisën të lëshohen në radio dhe shumë shpejtë “Light My Fire” ishte në vendin e parë.
Gjithmonë prisnim që këngët të tingëllonin mirë, para se t’i incizonim, ndaj nuk arritëm te “Hello, I Love You” deri në tri vjet pas demos. Menduam se ishte pak si pop e shumë komerciale, e drejtpërdrejtë dhe jo aq thellë sa këngët tjera tona. Kam vënë një efekt të kitarës në sfond të vokalit, por nuk ia dilnim të kalonim nga një akord te tjetri. E lamë këngën në mes. Luaja kitarën që panoramohej nga një altoparlant te tjetri, dhe nisi nga B-duri.
Njerëzit menduan se e vodhëm rifin prej këngës “All Day and All of the Night” të grupit Kinks. Por jo, madje nuk duket e ngjashme. Ray Davies, lider i tyre, ishte në rregull për këtë. Ai kurrë s’u përpoq të na padiste dhe askush nuk tha gjë në lidhje me tempon e Bakerit.
Më kujtohet sesioni i incizimit, sepse babai im ishte atje. Për disa arsye, Rothchild ishte për nguti. Ai nxitonte me të vërtetë e unë nuk mund ta mbaja ritmin e duhur. Në një moment tha: “Mirë boll është. Është perfekt.” Por, unë kurrë nuk ishte i kënaqur. I tregova babait tim se sa e urrej këtë këngë. Por, kur doli në vendin e parë në Britani dhe në Amerikë, me kohën nisa ta pëlqeja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![KËTO MUND T’JU PREMTOJ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/twain-780x439.jpg)
KËTO MUND T’JU PREMTOJ
![Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Rikardi-e1734618350958-780x439.jpg)
Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV
![DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/PEDRO-SALINAS-780x439.png)
DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi