Kosova është vonuar me zbatimin e reformave evropiane, thonë si zyrtarët e Bashkimit Evropian ashtu edhe përfaqësues të qeverisë dhe organizatave joqeveritare.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian në Prishtinë, disa herë kanë thënë se është shumë e rëndësishme që institucionet të zënë hapin në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Kurse së fundmi, edhe ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Kosova ka ngecur shumë me zbatimin e reformave evropiane dhe se aktualisht ende kërkohet zbatimi i çështjeve që ishin planifikuar të përmbyllen para dy apo tri vjetëve.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë për Radion Evropa e Lirë, se mungesa e vullneti politik po ndikon që institucionet e Kosovës të mos përmbushin Agjendën e Reformave Evropiane.
“Nëse e marrim vetëm agjendën evropiane të reformave e shohim se ka një mungesë të vullnetit politik për t’i shtyrë përpara këto reformat në rrugën tonë integruese. Një nga obligimet tona në kuadër të agjendës evropiane të reformave ka qenë që të kemi institucione profesionale të pavarura publike. Ajo çka ka bërë qeveria e kaluar për dy vjet me radhë, është një politizim i skajshme i institucioneve, qofshin ato të pavarura apo ato ekzekutive”, tha Shasha.
Shasha thekson se puna shumë e ngadaltë në drejtim të reformave drejt rrugës integruese të Kosovës është në kontrast të thellë me zhvillimet edhe në rajon. Sipas tij, derisa Shqipëria ka përfunduar një proces të shpejt të vetting-ut, Maqedonia e Veriut ka zgjidhur çështjen e emrit, Kosova në këtë drejtim nuk po arrin as kriteret më elementare t’i përmbushë.
“Kosova nuk është në gjendje të përmbushë as minimumin e kërkesave në rrugën e saj integruese, siç është zgjedhja e personave në pozitat publike mbi proceduarat e meritokracisë”, tha Shasha.
Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) ka për qëllim përcaktimin e prioriteteve për përmbushjen e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), si marrëveshja e vetme kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Objektiv parësor i këtyre reformave është caktimi i prioriteteve në fushat e caktuara në kuadër të MSA-së dhe zbatimi i aktiviteteve konkrete për përmbushjen e tyre.
Besnik Vasolli, njohës i integrimeve evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Agjenda e Reformave Evropiane ka qenë një mundësi për të treguar seriozitetin dhe përkushtimin për zbatimin e reformave të nevojshme.
“Kemi një ngecje shumë të madhe në zbatimin e kritereve, të cilat në masë të madhe janë teknike. Do të thotë nuk ka asgjë politike që do të mund të konsideroheshin si të dëmshme për Kosovën, por përkundrazi ato të gjitha do ta ndihmonin Kosovën duke e bërë një vend më të mirë për qytetarët e saj”, tha Vasolli.
Ai thekson po ashtu se vlerësimet negative nga Bashkimi Evropian vijnë pikërisht nga moszbatimi i kërkesave të shtruara si në procesin e liberalizmit të vizave, e po ashtu edhe për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me përafrimin e Kosovës më BE-në. Sipas tij, zbatimi i rekomandimeve do të ishte mundësi për Kosovën.
“Ato janë mundësi të cilat humbin dhe shpeshherë ne nuk i kuptojmë që nëse nuk ndërmarrim disa reforma, në fakt e dëmtojmë vendin më shumë prej mundësive që i humbim sesa prej pasojave që mund t’i kemi”, tha Vasolli.
Ndërkaq Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, thotë se është e pakuptimtë që të kërkohet procesi i liberalizmit të vizave apo përkrahje tjera nga BE-ja, përderisa në anë tjetër Kosova nuk mund të zbatojë as minimumin e reformave të kërkuara.
“Duhet të ketë një hipokrizi të madhe ku me një anë ti kërkon diçka nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa në anën tjetër nuk je në gjendje të bësh as minimumin e reformave në rrugën integruese”, u shpreh Shasha.
Ministri për Integrime Evropian në Qeverinë e Kosovës, Blerim Reka tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Agjenda për Reforma Evropiane është dashur të përfundonte në vitin 2017, ndërsa “ne hymë në vitin 2020 e ende nuk kanë përfunduar as gjysmën e kërkesave me prioritet”.
Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) është dokument i përbashkët i Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga MSA-ja, respektivisht për zbatimin e reformave prioritare që kërkojnë vëmendjen e nivelit më të lartë politik.
Fokusi i ERA-s është në reformat kyçe ekonomike, për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e qeverisjes së mirë. Në këtë drejtim, prioritetet e ERA-s shërbejnë si kornizë afatmesme, ndërsa plani i veprimit si kornizë afatshkurtër. Pas dakordimit të prioriteteve dhe hartimit të planit të veprimit zbatimi i ERA-s ishte lansuar zyrtarisht nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian më 11 nëntor 2016, në takimin e parë të dialogut të nivelit të lartë mes BE-së dhe Kosovës. Dokumenti i ERA-s ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës, më 9 nëntor 2016 dhe nga kuvendi më 15 shkurt 2017.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova